Dy Struktura Panoramike janë ngritur mbi Kanionin e Osumit, që u mundësojnë udhëtarëve dhe turistëve të shijojnë natyrën në një prej zonave me të bukura në Shqipëri.
Ndërtimi i këtyre dy ballkoneve panoramike është një investim i përbashkët i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), prej rreth 132.000 eurosh, duke përfshirë ndërtimin dhe supervizimin. Këto dy struktura panoramike do t’i ofrojnë turistëve qëdo të vizitojnë zonën e Skraparit mundësinë që të shijojnë pamjen nga lart të kanionit në mënyrë të sigurt. Pritet që Strukturat Panoramike të“Lakores së Flamurit” dhe “Vrimës së Nuses” të vizitohen prej më shumë se 15.000 vizitorë çdo vit.
Punimet nisën në tetor të vitit 2016 dhe për ndërtimin e të dy strukturave panoramike janë punësuar rreth 100 persona.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë sëpërurimit, Kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu,falenderoi AADF dhe TAP për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në zonë. “Zona e Skraparit ka shumë mundësi për të zhvilluar turizmin dhe jam i lumtur që këtë mundësi pak nga pak po kthejmë në realitet. I jam mirënjohës TAP dhe AADF për vëmendjen që po i kushtojnëÇorovodës dhe ndihmës që po i japin në përmirësimin e infrastrukturës për zhvillimin e turizmit këtu.”
Me ndërtimin e strukturave panoramike të “Lakores së Flamurit” dhe Vrimës së Nuses” pritet që qyteti i Çorovodës dhe zona e Skraparit të tërheqin edhe më shumë turistë gjatëgjithëvitit, duke ndihmuar më tej komunitetet vendore.
PRG*BR Architecture projektoi të dy strukturat panoramike, ndërsa Salillari sh.p.k.ishte shoqëria që mori përsipër ndërtimin, që të dyja këto kompani shqiptare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.