Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar i Bankës Botërore ka aprovuar kredinë për Kosovën prej 46 milionë euro në luftën kundër koronavirusit. Këto para do të destinohen për parandalimin, zbulimin, reagimin e rritjen e kapaciteteve testuese për COVID-19.
Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, pjesë e Bankës Botërore, më datë 20 maj 2020 ka aprovuar kredinë prej 46 milionë eurosh për “Projektin e Emergjencës COVID-19” në Kosovë.
Ministria e Financave ka njoftuar se mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.
“Mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive. Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim.
Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, njohur ndryshe si “International Development Association – IDA”, si pjesë e Bankës Botërore, është institucion kredidhënës, i cili përmes huadhënies në kushte më të favorshme sesa të tregut financiar, synon të ndihmojë ndër të tjera reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.