Për vitin 2019 rritja ekonomike në Kosovë parashikohet të arrijë në 4 për qind, krahasuar me 3.8 për qind në vitin 2018, e shtytur nga konsumi, eksportet e shërbimeve dhe investimet. Kështu u tha gjatë prezantimit të Raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë. Kurse, është paraparë që rritja për vitin 2020-2021 do të jetë për vetëm 4.2 për qind.
Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka bërë prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, ka deklaruar se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 4 për qind, krahasuar me vitin 2018 që ishte një rritje prej 3.8 për qind.
“Ky raport mbulon 6 vendet e Ballkanit Perëndimore. Mesazhet kryesore për Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë pasur rritje ekonomike. Për vitin 2019 rritja ekonomike parashikohet të arrijë në 4 për qind, krahasuar me 3.8 për qind në vitin 2018, e shtytur nga konsumi, eksportet e shërbimeve dhe investimet”.
Mantovalleni theksoi se Banka Botërore parasheh që rritja për vitin 2020-2021 do të jetë e pasigurt, e cila do të rritet për vetëm 4.2 për qind.
“Parashikimi mesatarisht pozitiv për 2020-2021 është i rrethuar me pasiguri në rritje që kërkojnë ngritjen e rezervave fiskale. Ti kushtojnë vëmendje ekonomive te vogla pasi kemi një dallim në kuptim të ndërlidhjes së ngadalësimit ne Evropë. Perspektiva pozitive me rritje mesatare prej 4.2 për qind për 2020-2021, por ekzistojnë risqe të padëshirueshme që lidhen me dinamikën e politikës së brendshme dhe rajonale, vonesa të mundshme në planet e investimeve për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë, kostos më të lartë se sa është parashikuar të ligjit të ri të pagave në sektorin publik dhe stabilitetit të çmimeve ndërkombëtare të metaleve”, ka thënë ai.
Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli ka treguar se deficiti i përgjigjëm buxhetor pritet të mbetet nën 3 për qind të PBB-së dhe brenda kufirit të rregullës fiskale prej 2 për qind që përjashton shpenzimet kapitale të financuara nga të ardhurat e privatizimit dhe institucionet financiare ndërkombëtare.
“Performanca pakës e ulët në të hyra, krahasuar me planin do të mbi kompensohet me nën ekzekutim të konsiderueshëm të projekteve kapitale. Ti kushtojnë rëndësi shpenzimet për mbrojtjen sociale me shënjestrim të dobët mbeten të larta dhe vazhdojnë të kufizojnë hapësirën fiskale. Përhapja e këtyre shpenzimeve është më rëndësi te peisazhit në tërësi. Të rritet produktiviteti, mesatarisht kemi parë rritje të pagave, por kjo duhet të parashikohet me një rritje paralel. Rekomandojmë një mjedis të të bërit biznes që ia lejojnë te gjithëve të konkurrojnë, me inspektimet, kontratat, sistemit dhe në tërësi masat komplekse që mund të lulëzojnë në sektorin privat”.
Mantovanelli përgëzoi Kosovën për zgjedhje transparente, por kërkoi që të formohet sa më shpejt qeveria e re.
Asll Senkal, ekonomiste për Kosovë nga zyra në New York, theksoi se shkalla e papunësisë ka ra derisa shkalla e papunësisë është rritur.
“Mesazhet janë pozitive sa i përket rritjes ekonomike. Deficiti buxhetor të arrijë 2.9 përqind. Sipas rregullës nuk përfshin financimin kapital nga të ardhurat e privatizimit dhe shpenzimet me të larta. Shkalla e papunësisë ka ra derisa shkalla e punësimit u rritë në krahasim me vitin që shkoj. Në përgjithësi kemi pasur edhe rritje të jo aktivitetit. 4.2% për vitin 2020-2021”, tha ai.
Senkal tha se rritja ekonomike në Kosovë projektohet të jetë e fuqishme, por parashikimi është i brishtë kundrejt rreziqeve për ulje.
“Ka nevojë qe të rritet niveli i shpenzimeve për mbrojtje sociale. Po ashtu Shkalla e inflacionit të çmimeve të konsumit ka rënë. Shkaku kryesor ishte rritja e çmimeve të artikujve ushqimit dhe të pijeve alkoolike dhe duhanit. Rritja e çmimeve të importit ndihmoi për ta nxitur inflacionin e çmimeve të konsumimit rritje mesatare prej 4.5 për qind”. /Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.