Banka Botërore miraton një hua prej 500 milionë dollarë për kompanitë turke

02/09/2020 2:41 PM 0 komente

Banka Botërore miratoi një hua prej 500 milionë dollarë për një projekt në Turqi që synon të financojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) të prekura nga pandemia e koronavirusit. Projekti i ndihmës do të zbatohet nëpërmjet dy bankave publike.

Nëj fond kredie prej 250 milionë dollarësh do ti jepet VakifBank, për tia huazuar më pas direkt SME-ve të përshtatshme. Ndërsa 250 milionë të tjera do ti jepet Bankës së Turqisë për Zhvillim dhe Investime (TKYB), fond i cili do të jetë në dispozicion për bankat tregetare, kompanitë qiradhënëse dhe kompanitë e prodhimit me shumicë.

“Një shtyllë kryesore e qasjes së Bankës për të mbështetur vendet klientë në zbutjen e ndikimit të COVID-19 në ekonomi, kompanitë dhe punëtorët e tyre përfshin sigurimin e rritjes së qëndrueshme të biznesit dhe krijimin e vendeve të punës ndërsa vendet ristrukturojnë ekonomitë e tyre”, tha Auguste Kouame,  drejtori i BB për Turqinë.

Ky financim do të ndihmojë në mbajtjen e SME-ve në këmbë dhe në ruajtjen e punësimit gjatë fazës akute të krizës.

Projekti do t’i kushtojë vëmendje të veçantë kompanive të përqëndruara tek punësimi i grave dhe te firmat që veprojnë në rajone që mbeten prapa zonave të zhvilluara./Anadolu Agency

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of