Rritja ekonomike në Kosovë është parashikuar të jetë 3.6 për qind për vitin 2016, që është më e ulët se 3.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit vjetor të Bankës Botërore për Kosovën.
Kjo rritje parashihet të jetë 3.7 për qind deri në vitin 2018.
Ekonomisti i Bankës Botërore, Agim Demukaj, tha se kjo rritje është solide dhe e ngadaltë.
Sipas tij, rritja ekonomike e mjaftueshme për Kosovë do të ishte 7 për qind për zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë.
Ai tha se ka rënie të investimeve të huaja për këtë vit, si shkak i dështimeve të privatizimit të Brezovicës dhe Telekomit të Kosovës.
Demukaj tha se buxheti do të ketë për këtë vit dhe vitet e ardhshme presion buxhetor nga numri i madh i veteranëve. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.