Banka e Italisë optimiste, rritja ekonomike mund të arrijë 1.5%

20/09/2017 9:33 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Banka e Italisë është shprehur më optimiste për ecurinë e ekonomisë italiane, si për këtë vit edhe për të ardhmen, dhe thekson se rimëkëmbja e vazhdueshme është më e qëndrueshme. “Ekonomia italiane është duke u forcuar vazhdimisht për më shumë se tre vjet, është përshpejtuar qartësisht gjatë vitit të kaluar. Në përgjithësi, rritja e 2017-s duhet të jetë afër 1.5 për qind dhe pastaj të vazhdojë me ritme të ngjashme në vitin e ardhshëm “, tha Guvernatori i Bankës Qendrore, Ignazio Visco.

Megjithatë, sa i përket borxhit, duhet theksuar se raporti tregon një rritje të tij. Borxhi i brendshëm bruto u rrit në korrik me 18.6 miliardë lekë, duke arritur rekord të ri prej 2.300 miliardë euro. Ajo që ka rëndësi, megjithatë, ajo është marrëdhënia me PBB: ende nuk ka ndonjë siguri. Por, ministri i Ekonomisë, Pier Carlo Padoan, shpreson fort të jetë në gjendje të demonstrojë në Bruksel kthimin e trendit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of