Banka e Italisë do të zbatojë masat për të rritur likuiditetin e huadhënësve në vend si pjesë e një përpjekje nga rregullatorët evropianë në nxitje të furnizimit të kredive ndaj ekonomisë.
Banka qendrore ka në plan të rrisë gamën e kredive që huadhënësit mund ta përdorin si kolateral për rifinancimin e Eurosistemit, tha guvernatori Ignazio Visco gjatë një fjalimi të mbajtur në Romë në takimin vjetor të bankës qendrore.
‘Inovacionet në karakteristikat e kontratave do u mundësojnë bankave të ‘emetojnë’ lloje të reja të kredive të tilla si overdraft të llogarisë aktuale që janë tepër të përhapura në mesin e firmave të vogla,’ tha Visco. ‘Bankat do të lejohen të përdorin portofolet e kredive me më shumë fleksibilitet në menaxhimin e kolateralit dhe me reduktime më të vogla; do të jetë e mundur të përfshihen kreditë hipotekore për individët ‘.
Kjo lëvizje nga Banka e Italisë vjen pasi Banka Qendrore Evropiane tregoi se po fokusohet në masat e likuiditetit që ka gjasa ti aplikojë në ndihmë të kreditimit të lirë ndaj kompanive dhe familjeve.
Zyrtarët kanë thënë se ata po punojnë mbi një paketë masash për takimin tjetër të tyre në qershor, duke përfshirë ulje të normave dhe injektim të likuiditetit.