Banka e keqe e Spanjës po ofron shtatë blloqe banimi për shitje në Madrid, Barcelon dhe Guadalajara, duke përfituar nga kërkesa e investitorëve ndërkombëtarë në ngritjen e bizneseve për shtëpi me qera në vend.
Banka do të vendosë një çmim minimal për portofolin e pronave, i cili përfshin pesë ndërtesa në Madrid, një në Barcelonë dhe një në Guadalajara, tha në një intervistë në 25 nëntor në Madrid kreu i pasurive të patundshme për bankën Juan Barba, i njohur si Sareb. Shtëpitë janë ndërtuar nga viti 2007 deri në vitin 2011, tha ai, pa zbuluar vlerën e tyre.
Tregu me qera në Spanjë, e cila ka një nga normat më të larta të Evropës në pronësinë e banesave, mund të dyfishohet në vitet e ardhshme teksa shkurtimet e shpenzimeve qeveritare, norma prej 26 për qind e papunësisë dhe kreditimi i ‘ndrydhur’i hipotekave e bëjnë më të vështirë që spanjollët të blejnë banesa, sipas Irea, një firmë e ristrukturimit të borxhit.
Rritja e kërkesës për pronat me qera po nxit fondet e huaja të investojnë në shtëpitë e pashitura të Spanjës, të cilat në total janë rreth 1.3 milion njësi, sipas Idealista.com, faqja më e madhe e internetit për pasuritë e patundshme të vendit. Blackstone Group LP (BX) me bazë në Neë Yourk, i cili ka blerë rreth 40,000 shtëpi në SHBA, ra dakord në korrik për të blerë 18 blloqe me apartamente nga qyteti i Madridit për 125.5 milion euro. Goldman Sachs Group Inc me bazë në Neë Yourk dhe Azora Capital SL me bazë në Madrid ranë dakord në gusht të paguajnë rreth rreth 20 për qind më shumë se çmimi minimal i kërkuar për 32 ndërtesa sociale të shitura nga qeveria rajonale e Madridit.