Banka Qendrore e Shqipërisë u rendit e para në vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) për komunikimin aktiv me publikun, sipas një raporti monitorimi që bëri Banka e Qendrore e Austrisë që përfshiu periudhën nga viti 1997-2019.
Statistikat e monitorimit tregojnë se, frekuenca e komunikimit nuk varet nga madhësia ekonomike e një vendi dhe as nëse vendi ndjek një politikë monetare të pavarur ose është pjesë e bashkimit monetar.
Për shembull duke studiuar Rajonin e CESEE, të dhënat tregojnë se Banka e Shqipërisë komunikon më shpesh me publikun, ndërsa bankat e tjera qendrore nga rajoni i CESEE mbeten shumë pas. Gjatë periudhës 1997-2019 Banka Qendrore të Shqipërisë lëshoi rreth 250 fjalime, ndërsa në renditje ishte e dyta Turqia me vetëm 100 fjalime, Serbia me rreth 90 fjalime. Ndërsa Bankat qendrore te vendeve të tjera kishin një numër shumë më të ulët fjalimesh.
Në raport me Bankën e Shqipërisë fjalimet e mbajtura nga stafi i bankës qendrore nga vendet anëtare të zonës jo-euro, të tilla si Bullgaria, Kroacia, Çekia, Hungaria dhe Polonia ishin të rralla. Gjetjet e monitorimit tregojnë se numri i fjalimeve nuk ndërlidhet me madhësinë e ekonomisë, thuhet në Raport.
Nga bankat qendrore të zonës së Euros, dy banka qendrore shumë aktive, përfaqësuesit e të cilave dorëzuan rreth 700 fjalime, përkatësisht. Ato ishin Bundes bank, Banka Qendrorë e Anglisë si pjesë e bankave qendrore të vendeve jo të zonës së euros. Sveriges Riksbank dhe Schëeizerische Nationalbank vijnë në vendin e tretë dhe të katërt me më shumë se 400 fjalime secila.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.