Banka Qendrore e Serbisë, NBS, tha se vendosi të mbajë normën kryesore të marrëveshjes së riblerjes (REPO) në nivelin 1.0%.
Banka i mbajti të pandryshuara normat e referencës së depozitave dhe kredive në përkatësisht 0.10% dhe 1.90%.
“Kushtet monetare u shtrënguan pa ndryshuar normën kryesore të politikës dhe korridorin e normës së interesit. NBS ushtroi në mënyrë efektive një qasje fleksibël ndaj sjelljes së politikës monetare”, tha NBS.
Në marrjen e vendimeve, Banka Qendrore u udhëhoq nga norma më e lartë e inflacionit në krahasim me fillimin e vitit 2021, shkaktuar nga faktorët bazë të ofertës vitin e kaluar. Pasiguritë lidhen kryesisht me variantet e reja të virusit, ndërprerjet e vazhdueshme në zinxhirët e furnizimit dhe mosbalancimet në tregun e punës, të cilat ende përbëjnë rrezik për rritjen ekonomike globale, ndërsa çmimet e naftës dhe mallrave të tjerë parësorë mbeten të paqëndrueshme dhe të varur nga një sërë faktorësh të lidhur me ofertën dhe kërkesën, tha NBS.
Banka qendrore uli normën e saj REPO në 1.25%, nga 1.5% në qershor 2020 dhe e uli atë më tej në 1.0% në dhjetor, për të kundërpeshuar efektet e pafavorshme ekonomike të përhapjes së koronavirusit.
Çmimet e konsumit në Serbi u rritën me 4.3% në bazë vjetore në gusht, pasi u rritën me 3.3% në korrik, sipas statistikave kombëtare. Në bazë krahasimi mujor, indeksi i çmimeve të konsumit në Serbi u rrit me 0.9% në gusht, pasi një rritjeje prej 0.2% në korrik.