Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka dalë me një sqarim për të gjithë klientët e Iute Credit dhe Monego se ku dhe si mund të paguajnë këstet e kredisë. BQK-ja ka njoftuar se klientët të cilët kanë marrë kredi në këto institucione duhet ti kthejnë ato në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar me kredi marrësin. Sipas tyre çdo vonesë e pagesës së këstit do të ndikojë në rritjen e tij.
Banka Qendrore e Kosovës me anë të një njoftimi jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit, se si duhet t’i paguajnë këstet e kredive të marra.
BQK thotë se kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet dhe afatet e kredisë.
“Kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit. Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet”, thuhet në njoftim.
Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe klientëve, Banka Qendrore e Kosovës pas vendimit për revokim të regjistrimit dhe inicim të procedurave të likuidimit për institucionin mikrofinanciar IuteCredit Kosovo dhe për institucionin financiar jobankar Monego jep këtë sqarim.
“Pas marrjes së vendimit, BQK-ja ka caktuar likuidatorët në dy institucionet e lartpërmendura, të cilët do të vazhdojnë punën e tyre bazuar në ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi. Gjithashtu, kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit”
Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet.
Pak ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim për revokimin e licencave për institucionin mikrofinanciar “Iute Credit” dhe institucionin financiar jobankar “Monego”. Vendimin e Bordit Ekzekutiv a ka arsyetuar guvernatori Fehmi Mehmeti. Ai tha se në kohën kur këto dy institucione kishin aplikuar për licencë në BQK, kishin dorëzuar një plan biznesi nga i cili këto vite ato kanë devijuar vazhdimisht. Dyshimet ishin se përveç kredive me norma astronomike të interesit, ato po shpërlanin para për biznesmen dhe persona të fuqishëm nga Estonia dhe Rusia. https://www.monitor.al/bqk-mbylli-iute-credit-dhe-monego-dyshohet-se-rrezikonin-sigurine-kombetare-dhe-pastronin-para/
Këto janë kontaktet dhe informatat e publikuara nga BQK për klientët e Iute Credit dhe Monego:
IMF “Iute Credit Kosovo”
Likuidator: Eduard Bakija
Adresa: Rr.Bill Klinton Mulliri i Praskut, Objekti A2, Ll.B 1, Lokali 2
Telefon: 038 406080
E-mail: [email protected]
Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
Posta e Kosovës
Moneta-Moneygram
Ria Capital
Vllesa-CO
IFJB “Monego”
Likuidator: Visar Zeneli
Adresa: Mbreti Zogu I, Nr. 2, Prishtinë
Telefon: 0800 777 88
Email: [email protected]
Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968
Posta e Kosovës
Western Union
Vllesa-CO
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.