Banka Qendrore e Rumanisë e mbajti normën e interesit në nivelin 2.25% dhe Guvernatori i saj, Mugur Isaresku, tha se dy rritjet e normave të interesit të premtuara edhe më parë gjatë këtij viti, pritet që të hyjnë në fuqi. Nëntë nga dhjetë analistët e anketuar nga Reuters u shprehën se prisnin që banka të rriste normën e interesit me një çerek pikë, duke qenë se një rritje e çmimeve e nxitur nga konsumimi e çoi inflacionin në 4.7% në muajin shkurt, mbi objektivin e bankës prej 1.5-3.5%.
“Vendimet politike që ne marrim janë të bazuara në fakte dhe shifra”, – deklaroi përpara gazetarëve, z. Isaresku. Efektet pozitive të disa prej rritjeve të normave të interesit që ne kemi bërë në të kaluarën, nuk janë parë ende, ndaj duhet pak durim. Një kurë e mirë nuk konsiston vetën në dhënien e disa ilaçeve, por në përcaktimin e saktë të dozës.
“Ne duhet të shikojmë sesi do të reagojnë tregjet … kontekstin europian dhe sesi do të zhvillohet inflacioni”, tha ai më tej.
Gjatë këtij viti, banka i ka rritur normat e interesit me një mesatare prej 50 pikësh, njëkohësisht edhe rritja e parë e këtij niveli gjatë dekadës së fundit.
Referuar një sondazhi të kryer nga Reuters, inflacioni i Rumanisë do të shkojë në 3% deri në fund të 2018. Ndërsa sipas z. Isaresku, banka parashikonte se inflacioni do të arrinte në 5% përpara se të shkojë sërish në objektivin e kërkuar.
Ndërkohë që Leu rumun është në nivel të qëndrueshëm kundrejt euros, në 1,300 leu për euro.
Guvernatori tha se politikëbërësit u ndanë në dy kampe, ndërmjet atyre që argumentonin se shtrëngimi i normave të interesit ishte shumë i ngadaltë dhe atyre që argumentonin se do të frenonin rritjen ekonomike, duke shtuar se lehtësimi fiskal i qeverisë duhet të ndalohet.
Sipas Bankës, inflacioni pritet të tejkalojë intervalin e synuar në pjesën e parë të vitit 2018, përpara se të shkojë sërish në objektivin e caktuar deri në fund të vitit. Parashikimet e reja mbi normën e inflacionit do të publikohen në muajin maj. Analistët e Bankës Qendrore të Rumanisë, të cilët parashikuan në mënyrë të saktë se banka do të qëndrojë në normën e saj kryesore të interesit, u shprehën se rritjet e mëtejshme të normës ishin “plotësisht të justifikuara”.
Sipas tyre, në parashikimet e majit, mundësitë që normat e interesit do të shënojnë rritje janë të larta, por gjithsesi ato do të qëndrojnë në nivelin e tyre në 2.75%, deri në fund të 2018-s.