Bankat e ‘fryra’ me borxh kombëtar dobësojnë Italinë në konflikt me Gjermaninë

Nxitja për të shtrënguar rregullat mbi sasine e borxhit kombetar qe duhet te zoterojne bankat ka ndezur alarmin në shtëpinë e tregut më të madh të oblligacioneve te rajonit te euros.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, u zotua muajin e kaluar për të vënë veton ne çdo përpjekje për të kufizuar zoterimet, duke u futur mosmarrëveshje me Gjermanine. Letrat me vlerë të qeverisë italiane përbëjnë 10.4 për qind të aktiveve të bankës të vendit, shumicen në mesin e ekonomive të mëdha evropiane dhe krahasuar me 3.2 për qind në Gjermani, treguan shifrat e fundit të Bankës Qendrore Europiane.
Një kufi do te thotë ‘te ndryshosh bilancn e sistemit bankar italian’, ka thënë Francesco Boccia, lighvenes nga Partia Demokratike e Renzit i cili kryeson komitetin e buxhetit në te dhomen e uletparlamentit italian. ‘Bankat tashmë po luftojne për të dhënë hua para për kompanitë vogla dhe te mesme,’ tha ai. ‘Kjoi do te ishte goditja finale.’
Në thelb, debitori më i madh në rajonin e euros është në një kurs përplasje me paguesit e saj më të medhenj mbi menyren e korrigjimit te deshtimeve te se kaluares.
Komente