Në këtë shkrim, do të ndalem në ecurinë e sistemit bankar prej vitit 1998; nga çfarë është karakterizuar deri tani, e nga çfarë pritet të karakterizohet ai për vitet që do të pasojnë. Tri janë, në gjykimin tim, fazat të cilat do të kalojë sistemi ynë bankar: 1) periudha 1998-2003”faza e strukturimit; 2) periudha 2003-2008”faza e konsolidimit; 3) periudha 2008-2013”faza e pozicionimit. Në fakt, është normale që elemente të një faze të kenë filluar të kristalizohen në fazën paraardhëse; kjo është arsyeja që, në këtë ndarje, viti i mbarimit të njërës fazë përkon më vitin e fillimit të fazës tjetër. Le ta analizojmë shkurtimisht secilën fazë.Faza e strukturimit: 1998-2003Kjo është faza e parë, tashmë e kapërcyer, e zhvillimit të sistemit bankar, ndër karakteristikat e së cilës veçojmë:¢ Shtimi i numrit të bankave private; ¢ Konkurrencë midis vetë bankave, e shoqëruar kjo me rritjen e kapaciteteve për mbikëqyrjen e fondeve të kreditimit; ¢ Rritje e ndjeshme e numrit të kredive pa probleme; (Duhet pranuar megjithatë, se në raport me PBB-në kreditimi nuk është rritur shumë, por krahasuar me periudhën kur bankat ishin akoma shtetërore, të trija arritjet e mësipërme kanë qenë të ndjeshme). ¢ Rrezik dhe marzhe fitimi të lartë;¢ Nivele të larta si të kolateralit edhe të normave të interesit për kreditë e akorduara;¢ Diferencë e thellë (përmbi atë të justifikuar nga rreziku i vendit dhe shpenzimet e larta administrative) midis interesave të depozitave dhe atyre të kredive; ¢ Mospërputhje në disa raste midis termave (interesave) të deklaruara paraprakisht dhe atyre të përdorura gjatë kreditimeve; ¢ Gamë tepër e kufizuar shërbimesh për klientët, të cilët janë konsideruar si instrumente të politikave të bankës dhe jo si partnerë të saj;¢ Pjesëmarrje masive në huadhënien qeverisë, nëpërmjet blerjes së bonove të thesarit të emetuara nga Ministria e Financave (kjo ka qenë deri diku e justifikueshme pasi, gjatë kësaj faze të parë bankat, siç edhe pritej, kanë përshtatur politika të kujdesshme dhe jo tepër agresive).Arritjet e kësaj faze pasqyrohen përmbledhtazi në ekzistencën aktualisht të një sistemi bankar relativisht të mirëstrukturuar (për efektshmërinë e të cilit jam ndalur në shkrimin Pse Banka të Forta?). Faza e konsolidimit: 2003-2008Ndër karakteristikat e pritshme të kësaj faze do të veçoja:¢ Zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve të ofruara klientëve (për shembull, përdorimi i kredive për konsum, përdorimi i kredive në llogari të zbuluar, instalimi i makinave automate (ATM) për tërheqje parash, përdorim efektiv i kartave të kreditit, përdorimi i linjave të kreditit për shkollim të studentëve, zbatimi i bankingut nëpërmjet internetit etj.);¢ Pjesëmarrje që do të vijë duke u kufizuar në huadhënien qeverisë; ¢ Intensifikimin e konkurrencës midis bankave; ¢ Uljen e normave të interesave të kredive si dhe e diferencës ndërmjet interesave të depozitave dhe atyre të kredive;¢ Zgjerim gjeografik në territorin e vendit;¢ Tendenca për uljen e volumit të transaksioneve të kryera në cash.Një moment i rëndësishëm i fazës së konsolidimit është intensifikimi i konkurrencës midis bankave. Si shtysë e rëndësishme për këtë qëllim pritet të shërbejë futja në lojë e Bankës austriake, Raiffeisen, e cila është tashmë pronarja e Bankës së Kursimeve. Lidhur më rolin e Raiffeisen, megjithatë, midis specialistëve të financës ekzistojnë mendime të ndryshme: disa gjykojnë se Raiffeisen do të monopolizojë tregun financiar, disa të tjerë gjykojnë se Raiffeisen do ta tërheqë cilësisht këtë treg drejt konsolidimit. Personalisht unë jam në anën e atyrë që presin që tregu financiar të pësojë hop cilësor. Është e vërtetë se kapacitetet njërëzore e teknologjike, si dhe burimet financiare të Raiffeisen Bank, kanë diferencë me ato të bankave të tjera private, çka do t i lejojë kësaj banke të shfaqet edhe si bankë investimesh dhe, në këtë mënyrë, t i rrisë edhe më shumë aktivet e saj. Është e vërtetë se aktiviteti i ndonjë apo më shumë bankave të tjera do të pakësohet ndjeshëm, dhe se ka shumë të ngjarë që ne të bëhemi dëshmitarë të proceseve të bashkimeve dhe integrimeve vertikale ndërmjet bankave (veçantia e aktiveve njerëzore dhe teknologjike të këtij tregu i rrit mjaft gjasat për integrime). Por është po aq e vërtetë se e gjithë kjo është pjesë krejt normale e një procesi zhvillimi; midis eficiencës dhe shkallës së veprimtarisë së një kompanie ekziston përgjithësisht një lidhje pozitive. Është gjithashtu e vërtetë se, ndonëse numri i bankave mund të mos shtohet më sipas ritmeve të deritanishme, ose edhe mund të ndodhë që të vijë e të ulet, ato do të jenë shndërruar në ndërmjetësa realisht të dobishëm për ekonominë Shqiptare. Asnjë nismë apo politikë zhvillimi nuk është pa rrezik apo pa një çmim të sajin; por është pothuajse e garantuar se alternativa Raiffeisen do të jetë nxitëse për ekonominë në përgjithësi, edhe pse ajo mund të shoqërohet me rrezik apo kosto më të lartë për një pjesë të bankave brenda tregut financiar. Dhe është më në fund e vërtetë se roli i autoritetit monetar (Banka e Shqipërisë) për evidentimin dhe hartimin e politikave të nevojshmë rregulluese të sistemit bankar është thelbësor dhe duhet ushtruar si i tillë me qëllim që i gjithë procesi i konsolidimit të sistemit bankar të mirëmbështetet institucionalisht.Gjithashtu, dëshiroj të mos lë pa përmendur se gjatë zgjerimit të gamës së aktivitetit (pjesë përbërëse e kësaj faze zhvillimi) bankat do t u krijojnë familjeve shqiptare mundësitë për më shumë komoditet. Nëpërmjet zbatimit të kredive për mallra konsumi, për shembull, bankat përgatisin terrenin për zbatimin e skemave të shitjes me kredi të mallrave edhe nga vetë pronarët e tyre. Aktualisht, blerja me këste zbatohet nga përfaqësitë në Shqipëri të shoqërive prestigjioze të automjeteve, nga disa shoqëri ndërtuese për apartamentet e përfunduara etj., dhe s do të vonojë shumë derisa edhe të tjerë mallra të ofrohen për shitje në këtë formë. E njëjta gjë mund të thuhet për përdorimin e kartave; s do të vonojë shumë derisa shembulli i Bankës ProCredit dhe Bankës Amerikane të Shqipërisë të ndiqet edhe nga banka të tjera. Po ashtu, s do të vonojë shumë derisa shembulli i kredive për shkollim të ofruara nga Banka Alpha të ndiqet edhe nga bankat e tjera. E kështu me radhë.Faza e pozicionimit: 2008-2013Kjo fazë e tretë do të përkojë me futjen siç duhet në lojë të Bursës së Tiranës (sipas konceptit tim për faktorin kohë, zhvillimin dhe rrethanat tona specifike), pas vitit 2008. Kjo do të bëjë që konkurrenca të përqendrohet jo aq midis bankave më njëra-tjetrën, sesa midis bankave në tërësi nga njëra anë (pra sistemit bankar) dhe bursës nga ana tjetër. Pse? Në kushtet e një ekonomie që sa vjen e bëhet më globale, që një biznes të jetë i suksesshëm është thelbësore, që për t iu përshtatur ritmeve të kohës, midis të tjerave, vendimet jo vetëm të merren, por edhe të zbatohen shpejt. Fjala vjen, disa shoqërive ndërtuese shqiptare iu ofrohet rindërtimi i një zone të shkatërruar të Bagdatit. Mënyra më e shpejtë për të siguruar kapitalet e nevojshme financiare (projekte të përmasave të tilla vështirë të ndërmerren pa kapitale shtesë) është huamarrja nëpërmjet bursës, duke emetuar për këtë qëllim aksione të reja. Përfitimet në rast përfundimi me sukses të punimeve (dhe Badgati përbën vetëm një shembull ilustrues) janë të pallogaritshme: reputacioni i përmirësuar në arenën ndërkombëtare rrit detyrimisht vlerën e aksioneve të shoqërive tona; e thënë ndryshe, mbajtësit e këtyre aksioneve bëhen më të pasur e, për rrjedhojë, më të interesuar për investime të këtij lloji në të ardhmen. Po cilët do të jenë mbajtësit e këtyre aksioneve? Po të supozojmë se shoqëritë do të preferojnë të listohen në Bursën e Tiranës dhe jo jashtë vendit, aksionerë do të jenë kryesisht familjet dhe organizatat e ndryshme (private e publike) shqiptare. Nëse interesi i këtyre të fundit ndaj tregut të kapitaleve do të rritet, një pjesë e depozitave me afat do të kanalizohen gradualisht për financimin e bizneseve nëpërmjet bursës. Në këto kushte, aktivet afatgjatë të bankave vijnë e ulen natyrshëm; për rrjedhojë, bankat nuk do të kenë më monopolin e kreditimit të ekonomisë, çka nënkupton premisa më të mira për gjallërimin e saj.Pyetja e radhës është: Si do të reagojnë bankat në këto rrethana? Ç duhet të bëjnë ato për ta ruajtur të pandryshuar rentabilitetin në treg? Krejt natyrshëm fjala e ditës bëhet fleksibiliteti. Midis të tjerave, bankave do t u duhet të: ¢ Intensifikojnë mjaft përpjekjet për t i qëndruar sa më pranë klientëve të tyre, e për t i parë e trajtuar këta si partnerë në tërë kuptimin e kësaj fjale;¢ Bëjnë një segmentim të studiuar mirë të tregut;¢ Bëhen promotorë të corporate governance dhe të punojnë për forcimin e pozicionit të tyre brenda këtij sistemi; (Segmentimi i tregut, partneriteti dhe ndihma në drejtimin e aktivitetit të shoqërive-klientë, janë ndër politikat kryesore, realizimi me sukses i të cilave do të thotë ekzistencë e një sistemi bankar eficient, edhe pasi tregu i kapitaleve të ketë marrë formën e duhur);¢ Përpunojnë strategjitë për fuqizimin e tregut ndërbankar të brendshëm, të domosdoshëm për qarkullimin e fondeve të lira; ¢ Angazhohen edhe në projekte jo-fitimprurëse, në shërbim të zonave në nevojë apo kategorive të qytetarëve me mundësi të kufizuara, me qëllim që të fitojnë reputacion;¢ Angazhojnë struktura shtesë, të cilat do të marin përsipër rolin e fondeve reciproke të investimeve, të agjencive të sigurimit etj.Për të bërë një përmbledhje: Me mbështetjen e nevojshme institucionale, koha dhe rrethanat janë të atilla që bursa gjatë kësaj periudhe të vihet në binarët e funksionimit normal. Rrjedhojë e natyrshme e kësaj do të jetë prioritizimi nga bankat e fuqishme të portofolit të investimeve. E shprehur ndryshe, si tregu financiar ashtu dhe ai i kapitaleve do të jenë pozicionuar secili në vendin që i takon. E gjithë kjo do të thotë qarkullim praktikash më të mira kreditimi, do të thotë rritje e kreditimit të ekonomisë, do të thotë vajisje e mirë e mekanizmave të saj funksionues, do të thotë më shumë investime, më shumë rritje ekonomike, më shumë punësim, do të thotë më në fund më shumë mirëqenie për shtetasit. Na mbetet pra të presim e të shpresojmë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.