Pasi Banka Popullore uli normën themelore të interesit pritet që të vijë edhe ulja e normave të interesit te depozitat dhe te kreditë bankare. Likuiditeti i sistemit bankar është i madh, ndërsa paratë do të duhet të pasohen në kredi për personat juridik dhe fizik. Bankierët vërejnë lëvizje në sektorin e tyre dhe aktualisht po kërkohen projekte të mira për financim.
Te depozitat kemi bërë korrigjime për depozitat e reja, si dhe për marrëveshjet e reja për depozita, gjithashtu vepruam për kreditë e reja për banesë, i ulëm diku për 0,3%, kemi ofertën më të lirë në treg, ndërsa te kreditë konsumatore jemi në aktivitete promovuese ku jemi duke i ulur mëtej normat e interesit”- theksoi Antonio Argir, drejtor i NLB Tutunska Banka.
Lidhur me referendumin e radhës, tërë aktiviteti ekonomik është praktikisht në ngec, Argir u shpreh se për bankat dhe për kompanitë nevojitet ardhmëri e qëndrueshme dhe e parashikuar në aspektin ekonomik.
Alsat-M