Qeveria e Kosovës mbajti ankandin e radhës të Letrave me Vlerë ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 6-mujor në vlerë nominale 20 milionë euro.
Nga shuma e paraqitur në këtë ankand, 10 milionë euro do të shërbejnë për rifinancimin e bonove 3-mujore të emetuara 3 muaj më parë, kurse pjesa e mbetur do të shërbejë për përkrahje buxhetore.
“Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 23.14 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.17% vjetore”, njoftoi Ministria e Financave.
Blerësit, sipas kategorive të obligacioneve, janë vetëm Bankat./Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.