Aktivitetet financiare dhe të sigurimit kontribuojnë në 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Operatorët e tregut të sigurimeve pohojnë se tregu pothuajse është ndalur dhe po kryhen kryesisht rinovimet e kontratave të shëndetit.
Operatorët bankarë thonë se gjithçka do të varet nga kohëzgjatja e situatës. Deri në 3-4 muaj mund të menaxhohet situata me humbje të vogla, pasi dhe klientët mund të rezistojnë për një periudhë të tillë. Por nëse kohëzgjatja shkon përtej kësaj, mund të ketë më shumë pasoja në treguesin e kredive me probleme.
Sektori bankar mbetet gjithsesi i prekur, pasi çdo problematikw e falimentimit tw mundshwm tw kompanive do tw transferohet edhe te bankat. Kjo nw afat gjatw do tw mund tw kwrkojw kwrkesa pwr rikapitalizim. Gjithsesi sektori wshtw i mbrojtur, pasi Banka e Shqipwrisw (BSH) ka miratuar njw legjislacion tw plotw pwr ndwrhyrjet e jashtwzakonshme nw sistemin bankar. Sipas BSH-sw, ndërhyrja e jashtëzakonshme është zbatimi i një ose më shumë instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme për bankat në vështirësi financiare që synon të sigurojë: vijueshmërinë e funksioneve kritike të bankës; ruajtjen e interesit publik dhe stabilitetit financiar; minizimin e kostos së taksapaguesve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.