Pas vendimit të Bankës së Shqipërsë për uljen e interesit bazë në ekonomi. Por, yield-i (interesi) i bonove të thesarit ka shënuar një rënie të metejshme në ankandin e funditNdryshe nga herët e tjera, vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për uljen e interesit bazë nga 5.5% në 5.25% nuk është ndjekur me shpejtësi nga bankat e nivelit të dytë. Gati dy javë pas këtij vendimi, vetëm dy banka kanë ulur interesat e depozitave në lekë. Banka Amerikane e Shqipërisë i ka ulur normat e depozitave me rreth 0.2 pikë përqindjeje. Të njëjtin veprim ka kryer dhe Banka Kombëtare Tregtare. Bankat e tjera po qëndrojnë ende në pritje. “Reagimi ynë do të varet nga fakti se si do të reagojë tregu dhe kryesisht ata që kanë pjesët më të mëdha të këtij tregu”, pohon prof. Spiro Brumbulli, drejtor vendor i Bankës Kombëtare të Greqisë. “Ne nuk është se kemi aq shumë depozita në lekë sa të dalim dhe të themi të parët, se do të ulim normat e interesit për to. Natyrisht jemi duke e marrë në konsideratë faktin por do të presim lëvizjet e fundit të tregut”. Ndërsa, Orfea Dhuci, nëndrejtor i Bankës Alpha pohon se “duke parë dhe lëvizjet që do të bëjnë bankat e tjera mendojmë të ulim normat e interesit për depozitat dhe kreditë në lekë”.Vihet re që Raiffeisen, tashmë private nuk është më aq e interesuar për të ndjekur veprimet e Bankës Qendore. Më parë, Banka e Kursimeve ishte e para që ulte interesat e depozitave, vetëm një apo dy ditë pas vendimeve të Bankës së Shqipërisë për reduktimin e interesit bazë në ekonomi. Ndërsa bankat e reja në treg kanë njoftuar se ato preferojnë të mbajnë norma të larta, për të tërhequr sa më shumë depozitues.Ulen interesat e bonoveReagimi ka qenë më i shpejtë në interesat e bonove të thesarit, të cilat në ankandin e fundit kanë shënuar një rënie të mëtejshme me rreth 0.15 pikë përqindjeje. Automatikisht janë ulur interesat e kredive dhe për disa banka që indeksojnë normat e kredive me bonot e thesarit: Banka Alpha, Banka Amerikane, Banka Tregtare e Greqisë, Banka Popullore, Banka Kombëtare Tregtare.Situata paraqitet e ndryshme nga ulja e parafundit e interesave në gusht të këtij vit, kur bonot shfaqën një tendencë rritjeje të lehtë. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në shtator, që interesat e bonove ti ktheheshin tendencës së uljeve, ashtu siç kishte parashikuar dhe BSH-ja.SHBA: Një ulje tjetër interesashRezervat Federale të SHBA-ve kanë rritur përsëri interesat me një çerek pikë përqindjeje, duke e çuar këtë normë në 2%. Por a është kjo rritje në përputhje me parimet e FED?Rezervat Federale (FED) dhanë përsëri gjykimin e tyre më të fundit, duke i rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje, në 2%. Kreu aktual i FED do të dalë së shpejti në pension, pasi mandati i tij si guvernator përfundon në janar të vitit të ardhshëm. Një kandidat i mundshëm është John Taylor, shefi i departamentit të Thesarit për marrëdhëniet ndërkombëtare. Edhe pse ai mund të mos jetë kryesor, shumë nga shokët e tij pohojnë se prej shumë kohësh FED i nënshtrohet rregullave të tij. Sipas këtyre rregullave, FED reagon ndaj dy faktorëve në veçanti. E para, shikohet nëse inflacioni ka lëvizur mbi apo nën nivelin e preferuar, (që mendohet se është 2%, ndonëse FED nuk e pranon të ketë ndonjë shifër në mendje). Së dyti llogaritet nëse ekonomia ka ndonjë kapacitet të tepërm (punëtorë apo makineri që rrinë), të cilët nuk janë të zënë tërësisht me punë. Në kushtet aktuale çfarë do të na thoshin rregullat e Taylor? Inflacioni, sipas deklaratës së FED mbetet ende nën kontroll. Sipas të dhënave të shtatorit, shtrenjtimi i energjisë i ka rritur çmimet e konsumit me 2.5% gjatë 12 muajve të kaluar. Por FED parapëlqen të përdorë treguesin e tij të preferuar (të ashtëquajturin deflatori PCE-indeksi i çmimeve për shpenzimet personale të konsumit) i cili u rrit vetëm me 1.5%. Mendohet se FED është në rregull, nëse norma e inflacionit luhatet mes 1 dhe 2%. Në këtë mënyrë, sipas rregullave të Taylor, presioni i çmimeve nuk përbënte një faktor urgjent për rritjen e interesave. Po përsa i përket zënies tërësisht me punë? Fondi Monetar Ndërkombëtar në botimin e tij të fundit parashikon se produktiviteti potencial i ekonomisë amerikane do të bjerë këtë vit me 1.3% të prodhimit të përgjithshëm bruto, ndërsa vitin tjetër do të ngushtohet në 1%. Ekonomia ka qenë tepër e ngadaltë për të hapur vende pune. Por, ashtu siç theksonte dhe FED në deklaratën e tij, janë rritur shpresat për tregun e punës. Gjatë tetorit u shtuan dhe 337,000 punonjës në listën e pagave. Nëse kjo situatë vazhdon, atëhere ishte drejt plotësimit dhe kushti i dytë. Por ka ende shumë rrugë për të shkuar drejt kësaj situate. Pra, Amerika nuk është ende tërësisht e zënë me punë dhe as e kërcënuar nga inflacioni. Atëhere pse po i rrit FED interesat? Nisur nga situata aktuale, rregullat e Taylor do të sugjeronin mbajtjen e këtyre normave, apo dhe uljen e tyre? Rregullat e Taylor gjithsesi do të sugjeronin të mos niseshin nga këtu.Këto rregulla kërkojnë nocionin e normave “të ekulibruara”, pra ato norma që nuk e kufizojnë, apo as nuk e nxisin ekonominë. Në dokumentin e tij fillestar, Taylor e ka caktuar këtë normë 4%. Me fjalë të tjera, nëse inflacioni do të ishte brenda objektivit dhe hendeku i prodhimit i mbyllur, atehere norma e fondeve federale do të ishte te 4%. (nëse ekonomia është më shumë produktive dhe kapitali me një normë përfitueshmërie më të larta, siç besojnë dhe shumë ekonomistë, kjo normë ekuilibri do të ishte dhe më e lartë).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.