Pas hyrjes në sistemin bankar shqiptar të bankave me kapital shqiptar dhe privatizimit të Bankës së Kursimeve, rritjes së konkurrencës në këtë treg bankat e nivelit të dytë po i përgjigjen në rritjen e numrit të shërbimeve të ofruara prej tyre. Ndër shërbimet që po ofrohen më tepër janë: instalimi i ATM-ve, llojet e reja të kredive, si edhe kartat e kreditit. Kështu, Banka Amerikane e Shqipërisë ka hedhur në treg kartën VISA, Banka ProCredit po ofron kredinë në llogari të zbuluar dhe kreditë bujqësore, Banka Kombëtare e Greqisë ka hedhur në treg kredinë konsumatore etj. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, secila prej tyre po përpiqet të mbajë sa më fort pjesën e tregut që ka zënë dhe mundësisht të marrë edhe nga ajo e bankave të tjera. BASH, fillon lëshimin e kartave ˜VISA Banka Amerikane e Shqipërisë, (BASH) filloi lëshimin dhe pajisjen e klientëve të saj me karta debiti, të cilat njihen me emrin ABAcard. Karta ABA është e lidhur në Programin Visa Electron të Visa International dhe është rezultat i pranimit të BASH, si anëtarekryesore e Visa International, gjatë vitit të kaluar. Këto karta lidhen direkt me llogaritë që kanë klientët me Bankën Amerikane të Shqipërisë. Duke pasur një lidhje ˜on-line midis burimit të transaksionit dhe llogarive mbajtëse të kartës, rreziku për transaksione të rreme është ulur ndjeshëm si për mbajtësit e kartës, ashtu edhe për atë që kërkon kryerjen e transaksionit. Gjatë paraqitjes së kësaj karte përpara medias, Presidenti dhe Drejtori Ekzekutiv i bankës Lorenzo Roncari u shpreh se bëhet fjalë për rreth 1 milion dollarë investim dhe një vit punë të lodhshme. Deri tani janë 1100 Visa të lëshuara dhe më shumë se 8 milion tërheqje të ˜cash të realizuara. Ndërkohë sipas Jean-Marc Tonti, Drejtorit për Shqipërinë pranë Visa International, pagesat elektronike janë në dobi jo vetëm të gjithë ekonomisë shqiptare, por edhe mbajtësve të kartës, tregtarëve dhe komunitetit bankar. Jam i lumtur që Banka Amerikane e Shqipërisë tashmë u ofron kartën Visa të gjithë klientëve të saj. Është një hap i madh drejt një shoqërie që nuk do të përdorë para ˜cash , ku secili është i pajisur me Visa Card, tha ai. Çfarë është ABA Card?ABA Card është një kartë plastike e lëshuar nga BASH, e cila së bashku me një PIN (numër personal identifikimi) të vlefshëm mund të përdoret në ATM-të e kësaj banke, për të tërhequr ˜cash , për të kontrolluar tepricën e llogarisë për të printuar një nxjerrje llogarie në përmasa të vogla dhe për të kryer veprime të tjera.Banka Popullore fillon zyrtarisht veprimtarinëBanka Popullore ka organizuar ceremoninë e fillimit të veprimtarisë në sistemin bankar shqiptar. Gjatë ceremonisë, përfaqësuesi i aksionerëve të Bankës Popullore, Behar Male tha se banka me kapital themeltar 805 milion lekë, është një nismë e 20 biznesmenëve të sukesshëm shqiptarë, të cilët dy vjet më parë vendosën ta krijojnë atë si një domosdoshmëri të zhvillimit ekonomik dhe nevojave të zhvillimit të sistemit bankar në Shqipëri. Banka Popullore, duke filluar nga data 1 mars, është bërë operative për klientët e saj në Tiranë dhe në Kavajë, duke ofruar të gjitha shërbimet bankare si depozita, llogari rrjedhëse, pagesa, transferta, kredi etj. Gjatë kësaj kohe po punohet që banka të çelë degë edhe në qytetet e Sarandës, Vlorës dhe Bilishtit, si dhe një zyrë në ambientet e Hotel Tiranës. Në Tiranë dhe në Kavajë aktualisht janë të instaluara ATM-të, ndërkohë që sipas drejtuesve të saj të gjitha degët e tjera që do të hapen, do të jenë të shoqëruara me ATM.Banka Kombëtare e Greqisë hedh në treg kredinë konsumatoreNë vazhdën e hedhjes në treg të produkteve të reja për individë, Banka Kombëtare e Greqisë “ Dega Tiranë ka njoftuar se ka filluar të ofrojë kredi konsumatore. Kredia për individë ka fillimin e saj me kredinë për shtëpi, të pasuar më pas nga kredia për makina, dhe tani kredia konsumatore. Kredia konsumatore është një produkt i ri për tregun bankar vendas në përgjithësi. Nëpërmjet saj, BKG“Dega Tiranë synon të konsolidojë pozicionin e saj në retail banking me qëllim që të jetë sa më afër nevojave të tregut. Kredia konsumatore është një produkt shumë masiv dhe me procedura mjaft të thjeshta. Çdokush mund të provojë për këtë kredi brenda një kohe shumë të shkurtër. Banka financon një shumëllojshmëri të mallrave apo shërbimeve që justifikohen me një faturë deri në 20,000 Euro. Meqenëse ajo zbatohet për një kohëzgjatje të favorshme për kredinë, këstet janë të përballueshme nga ata që do t i marrin këto lloj kredish.Përveç kohëzgjatjes, kusht lehtësues është edhe garancia e kërkuar. Garancia hipotekare zbatohet vetëm për shumat mbi 5,000 euro, për shumat nën këtë kufi nuk kërkohet garanci hipotekare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.