Bankingu në duart tuaja!
Fillimi i suksesshëm i ProCredit Bank DIREKT, platforma më e re online për Klientët Individë në Shqipëri.
Në vitin 2003 prezantuam të parët në Shqipëri kartat e debitit për veprime në ATM dhe në vitin 2009 hodhëm të parët në treg platformën elektronike e-banking. Platformë kjo e cila vazhdimisht është pasuruar me shërbime të reja, duke e bërë një nga platformat më të kompletuara të e-banking që ofron tregu sot. Për të vijuar dhe promovuar më tej këtë përqasje inovative, në përgjigje të kërkesave të klientëve tanë, në vitin 2016, ProCredit Bank Shqipëri zhvilloi automatizimin e operacioneve me paranë duke implementuar Zonat 24/7 në të gjithë rrjetin e saj.
Më pak se një vit më vonë, banka ka prezantuar ProCredit Bank DIREKT si hapi tjetër në përpjekje për të revolucionari-zuar marrëdhëniet bankare në Shqipëri.
Ky shërbim i ri është veçanërisht i orientuar drejt Klientëve Individë, të cilët vlerësojnë një qasje të lehtë në llogaritë e tyre së bashku me të gjitha avantazhet e tjera të përdorimit të kanaleve elektronike bankare të nivelit më të lartë.
Platforma ProCredit Bank DIREKT sjell shërbimet bankare në një nivel të ri në aspektin e komoditetit dhe efikasitetit.
Shërbimi ofron një llogari rrjedhëse si dhe dy llogari kursimi për fleksibilitet të plotë: FlexSave dhe Depozita me Afat, ku krahas normës së favorshme të interesit ofrohet kalim i interesave të fituar çdo muaj në llogarinë e lidhur rrjedhëse, duke i dhënë mundësinë klientit të përdorë sipas nevojave të tij interesat e fituar çdo muaj. Me qëllim plotësimin e çdo nevojë financiare, afatgjatë dhe afatshkurtër, klientët do të kenë qasje në tre shërbime të ndryshme kredie: FlexFund, Kredi për Investime dhe Kredi për Shtëpi.
Për të përfituar nga gama gjithëpërfshirëse e shërbimeve të depozitave dhe transaksioneve tërheqëse të bankës ProCred-it, ajo çka i nevojitet klientit është vetëm qasja në internet.
Znj. Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të Bankës ProCredit shpjegon: “Klientët e Bankës ProCredit me të drejtë presin risi nga ne.
ProCredit Bank DIREKT i përmbush plotësisht këto pritshmëri duke ofruar një kombinim unik të shërbimeve në një ambi-ent online që klientët tanë të mund të kenë qasje sa herë që deshirojnë dhe kudo që ata deshirojnë.”
Një tjetër tipar i rëndësishëm dhe i favorshëm I ProCredit Bank DIREKT është transparenca, për të cilën klientët paguajnë një tarifë të vetme fikse mujore që mbulon të gjitha operacionet e tyre bankare, duke përfshirë transfertat e brendshme, hapjen e llogarisë dhe shërbime të tjera.
Për shembull, klientët mund të transferojnë fondet nga llogaria e tyre aktuale në llogarinë e tyre FlexSave për të cilën përfitojnë interes, sa herë që duan pa pagesë shtesë.
Ky kombinim i fleksibilitetit dhe transparencës së çmimeve dëshmon se bankingu i shkëlqyer nuk duhet të jetë i ndër-likuar ose i shtrenjtë. Dhe e fundit por sigurisht jo më pak e rëndësishme, Banka i përmbahet plotësisht kërkesave rregul-latore europiane për sigurinë e informacionit dhe praktikave më të mira të tregut.
Klientët e ProCredit Bank në Shqipëri tashmë kryejnë mbi 98% të transaksioneve të tyre nëpërmjet pajisjeve në Zonat 24/7 ose nëpërmjet kanaleve të automatizuara. Shërbimet novatore të ProCredit Bank tani do ta bëjnë bankën edhe më të aksesueshme dhe të favorshme për klientët.
Kjo është arsyeja pse investimi në shërbime të avancuara dhe të sigurta online do të vazhdojë të jetë një nga komponentët kryesorë të modelit të biznesit të ProCredit Bank. ProCredit Bank DIREKT është i arritshëm nëpërmjet menusë:
“Për ju Individë” në faqen zyrtare të bankës: http://www.procreditbank.com.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.