Barcelona i paguan lojtarët e saj 12.28 milionë dollarë në vit, më shumë se çdo klub tjetër në botë. Kjo është më shumë se 1 milion dollarë krahasuar me Real Madrid (klubi i dytë në botë që i paguan më shumë lojtarët), 11.5 milionë dollarë.
Këto të dhëna publikohen nga SafeBettingSites.com i cili klasifikon klubet në 5 kampionatet më të mëdha në Europë. Juventus renditet në vend të tretë, me një pagë mesatare për lojtar, 10.11 milionë dollarë në vit.
Top 5 mbyllet me Manchester City (mesatarisht 9.15 milionë dollarë në sezonin 2019/2020) dhe Paris Saint-Germain FC (8.93 milionë dollarë).
Bayern Munich renditet në vendin e gjashtë, ku një lojtar paguhet mesatarisht 8.12 milionë dollarë në sezon. Klasifikimi vijon me Manchester United, Liverpool, Atletico Madriddhe Arsenal përkatësisht me 8.02 milionë dollarë, 7.25 milionë dollarë, 7.04 milionë dollarë dhe 6.27 milionë dollarë.
Premier League mbizotëron klasifikimin e klubeve më të paguar, me 4 nga 10 skuadra të futbollit më të paguara.
Burimi: Inside World Football