Barcelona ka një sponsor të ri te mëngët. Kompania holandeze TP Vision është bërë “partner kryesor” i klubit, në një marrëveshje disavjeçare, që do të nisë me ndeshjen në shtëpi të Barçës përballë Mallorca këtë fundjavë.
Marrëveshja do të zgjasë pesë vjet, me mundësi ndërprerje pas tre vitesh. Në pesë vjet, vlera e marrëveshjes është rreth 50 milionë euro.
TP Vision projekton, ndërton dhe shet pajisje elektronike për konsum, duke përfshirë edhe ato për Philips.
Marka Ambilight TV do të shfaqet në mëngën e fanellës të skuadrës së parë për meshkuj dhe femra të Barçës. Kompania do të bëhet një nga tre partnerët kryesorë të Barçës.
Juli Guiu, zv.president i marketingut në FC Barcelona, deklaroi: “Kjo marrëveshje është një tjetër shembull suksesi, pasi po bashkëpunojmë me një kompani lider në fushën e elektronikës dhe teknologjisë audiovizive.
Ky është një hap i madh në strategjinë tregtare të FC Barcelona, në bashkëpunim me një kompani shumëkombëshe, që falë inovacionit të Ambilight TV ka ndryshuar përvojën e ndeshjes në një udhëtim tërheqës, duke sjellë kënaqësi për miliona tifozë që ndjekin futbollin nga shtëpia e tyre”.
Ambilight TV do të ketë një promovim brenda stadiumit, ndërsa lojtarët do të angazhohen në promovimin e produkteve. TP Vision do të jetë ofruesi i TV & Display për infrastrukturën audiovizive të stadiumit të ri “Spotify Camp Nou”.
Kostas Vouzas, CEO i TP Vision (Philips TV & Sound Europe & Americas), deklaroi: “Kjo marrëveshje e re erdhi natyrshëm, pasi të dyja organizatat kërkojnë të zgjerojnë ofertën tonë përtej të zakonshmes, secila, duke u ofruar tifozëve tanë një përvojë unike, drejtpërdrejt dhe në shtëpi”.
/ Inside World Football