Barcelona nuk është vetëm qyteti i Salvador Dali. Kryeqyteti i Katalonjës është edhe vendi ku janë shkruar faqe të shumta të librave, të autorëve si Servantes dhe Gabriel Garcia Marquez.
Barcelona është sfond në kapitujt 61 dhe 65 të librit “Don Kishoti i Mançës” i Miguel de Servantes. Në libër përmendet Portal de Mar, një nga portat monumentale, të cilën pasi e kaloje hyje në qytetin e Barcelonës. Skena nis në plazh, porta, në anën e kundërt me zonën Maians. Don Kishoti dhe Sanço Panço e përshkojnë atë në një mbrëmje vere, duke u gjendur përballë detit për herë të parë në jetën e tyre. Në librin “Don Kishoti i Mançës”, Barcelona është mbi të gjitha, deti. Është vendi ku protagonisti i librit mundet nga Kalorësi i Hënës së Bardhë, plagoset dhe shërohet përpara se të rikthehet në shtëpi dhe të vdesë.
Por Barcelona është edhe vendi i lindjes së shumë njerëzve të dëbuar dhe gjatë viteve ka pritur shumë shkrimtarë të detyruar të gjejnë strehë aty. Dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj në gjuhën spanjolle Gabriel Garcia Marquez (kolumbian) dhe Mario Vargas Llosa (peruan) kanë jetuar dhe shkruar në Barcelonë veprat e tyre, të ardhur nga një Vend në të cilin nuk ishin të lirë të shkruanin. Dhe pikërisht, gjatë periudhës në të cilën jetuan në Barcelonë, u bënë të famshëm.
Por nëse doni të zbuloni esencën e qytetit, duhet të lexoni patjetër “Hija e erës” të autorit Carlos Ruiz Zafón. Udhëtimi në gjurmët e romanit ju çon në zbulimin e vendeve simbol në Barcelonë si Carrer Santa Anna, Arc del Teatre, Plaça del Rei, La Rambla, Plaça Sant Felip Neri dhe Carrer Montcada.
Pak jashtë qytetit, është një tjetër vend që adhuruesit e librave nuk duhet ta humbin kurrsesi: Cau Ferrat Museum, shtëpia e Santiago Rusiñol, vendlindja e lëvizjes së Modernizmit. Cau Ferrat Museum i cili ndodhet në Sitges është një ndalesë që u këshillohet gjithë artdashësve. Rusiñol ka qenë një shkrimtar, gazetar, piktor, dramaturg, koleksionist i cili ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij
Ekziston një Barcelonë alternative, nga Barcelona e Dali. Dhe është e gjitha për t’u zbuluar.