Importet e produkteve farmaceutike kanë shënuar një rritje në gjashta muajt e parë të këtij viti, për herë të parë që nga 2011-a, sipas statistikave të detajuara nga INSTAT.
Për periudhën janar qershor 2014, produktet farmaceutike të importuara arritën në 10.1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje vjen pas një periudhe dy vje[are, ku tregu i importeve të barnave kishte shënuar një peruidhë stanjacioni.
Sipas muajve, importet e produkteve farmaceutike janë rritur me ritme të shpejta në periudhën prill-qershor, që përkon me kohën e heqjes së TVSH-së prej 10% të barnave.
Bie në sy, që rritja e importit të vlerën totale ka ardhur në pjesën më tëmadhe nga shtrenjtimi i [mimit për njësi të barnave të importuara (vlera totale/kg) sesa nga rritja e sasisë së barnave të importuara, duek mos reflektuar ndonjë shtim të ndjeshëm të konsumit. Në sasi, importet për gjashtë mujorin janë rritur me vetëm 6%.
Nga të dhënat e detajuara rezulton se pas muajit prill barnat e importuara kanë qenë më të shtrenjta për [do njësi të importuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.