Komisioni Europian ka identifikuar katër fusha në të cilat Kosova duhet të shënojë progres të menjëhershëm me qëllim fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Një nga këto fusha është zhvillimi i tregtisë së lirë. Kosova në këtë fushë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike dhe shoqatave ekonomike ka bërë progres pasi që ka nënshkruar marrëveshje për tregtinë e lirë me disa vende të rajonit, si dhe është nënshkruese e me vendet e Europës Qendrore. Ata thonë se Kosova është shembull i mirë për sa i përket respektimit të marrëveshjeve për tregtinë e lirë. Por, problemi sipas tyre, qëndron te politikat jo të favorshëm. Sidoqoftë, arritja e nënshkrimit të marrëveshjeve për tregti të lirë dhe fuqizimi i këtij sektori ka rëndësi të madhe edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.