Bashkia e Tiranës njofton se po punon për të përmbyllur procesin e hipotekimit të të gjithë banesave të pahipotekuara, por të ndërtuara me leje në territorin e Bashkisë së Tiranës.
Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka paisur me lejen e përdorimit, për një sipërfaqe prej 445000 m2, ku përfshihen 2800 apartamente banimi, ambiente tregtimi, parkimi etj. Mbi 12 mijë qytetarë janë përfitues të drejtpërdrejtë nga ky proces.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar procedurat e saj edhe për 13 subjekte të tjera, me një sipërfaqe prej 81 983 metra katrorë, ku përfshihen 545 apartamente banimi. Përmbyllja e këtij procesi dhe dërgimi i dosjeve për hipotekimin po zvarritet nga subjektet ndërtues, të cilët nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar me ligj, edhe pse Bashkia e ka reduktuar atë në masën 50%.
Subjektet e mëposhtme janë kontaktuar në mënyrë të përsëritur nga administrata e Bashkisë Tiranë, por ende vazhdojnë të mos përmbushin detyrimin e tyre ndaj qytetarëve të Tiranës, sipas ligjit.
NR. |
Vendimi i KRRT_së |
Objekti |
Adresa |
Subjekti | Sipërfaqe totale (m2) | Numri i apartamenteve |
1 |
Nr.458, datë 26.10.2004 |
Godinë banimi dhe shërbime 4,6,8 kat me dy kate parkim nëntokë |
Rr. “Gj. Buzuku” |
CLASS | 5770 |
40 |
2 |
Nr. 461, datë 06.08.2003 |
Objekt 6,8 dhe 9 kate, me 2 kate nëntokë |
Rr. “R. Shijaku” |
“KONUDA” | 3977 |
28 |
3 |
Nr.166, dt. 12.10.2008 |
God. banimi dhe shërbime 5 dhe 6 kat me 2 kate parkim nëntokë |
Rr. “A. Visha” |
“DAJTI FN” |
2769 |
19 |
4 |
15, dt.17.03.2004 |
Godinë banimi dhe shërbime 8 kate me 1 kat parkim nëntokë |
Rr. “J. Misja” |
4 GRYKET | 21510 |
175 |
5 |
322,dt.24.06.2005 |
God. banimi dhe shërbime 7 kat, me 1 kat parkim nëntokë |
Rr. “K. Parisit” |
“DOLA” | 9125 |
66 |
6 |
Nr.44, dt. 06.04.2006 |
God. banimi dhe shërbime 7 dhe8 kat të lidhura me një volum 1 kat, me 2 kate parkim nëntokë |
Rr. “J. Misja” |
“AGI BES HALILI” | 15862 |
66 |
7 |
Nr.190, datë 09.05.2003 |
Godinë banimi 5.8,10 kate me dy kate parkim nëntoke |
Rr. “S. Kodra” |
“PEGASO” | 4570 |
38 |
8 |
191/269,dt.26.04.2005, dt. 01.06.2005 |
God, 5 dhe 7 kate, me 1 kat parkim nëntoke |
Rr. “N. Pavllo” |
DOLA | 3806 |
26 |
9 |
Nr.28, datë 03.02.2003 |
Godinë banimi, shërbime 6, 8,9 kat me dy kat parkim nëntokë |
Rr. “R. Petrela” |
KUKELI | 3000 |
24 |
10 |
Nr.105, dt.7.07.2008 |
5 kat me 2 kat nëntokë |
Rr. “Xh. Bush” |
KEVIN Konstruksion |
2320 |
12 |
11 |
Nr.97, dt.07.06.2008 |
Godinë banimi dhe shërbime 5dhe 7 kat me 2 kat parkim dhe shërbim nëntokë |
Rr. “A. Visha” |
I G |
4480 |
25 |
12 |
Nr.520, datë 21.12.2005 |
Godinë banimi dhe shërbime 4, 6 dhe 1kat parkim nëntokë |
Rr. “F. Bardhi” |
EM LE |
4794 |
26 |
13 |
Disa kulla banimi dhe ambjente shërbimi |
Laprakë |
GINTASH | |||
TOTAL |
81983 |
545 |
Bashkia e Tiranës u bën thirrje publike sot kompanive dhe pronarëve të tyre, të plotësojnë pa asnjë vonesë të mëtejshme dosjet e objekteve të sipërpërmendur.
Bashkia e Tiranës vazhdon të ndjekë procesin e hipotekimit, deri në përfundim të tij. Nga kontaktet ditore me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, rezulton se 6 prej subjekteve që kanë marrë lejet e përdorimit nga Bashkia e Tiranës nuk kanë aplikuar për hipotekim. Këto subjekte janë:
NR |
Objekti |
Vendimi I KRRT-se |
Adresa |
Subjekti Ndertues |
1 |
Objekt 1,6 dhe 7 kate, me 1 kat nëntokë |
Nr. 534, datë 21.12.2004 |
Rr.”F.Plaku” |
TOEM |
2 |
Rezidencë vilash 1,2dhe3 kat dhe papafingo me 1 kat park. nëntokë |
Nr. 22, dt. 21.03.2006 |
Sauk |
MERITEK |
3 |
Godinë banimi dhe shërbime 7 dhe 9 kate me 2 kate parkim nëntokë |
Nr.168, dt.12.10.2008 |
Rr. “P. N. Luarasi |
VIGAN, DANIELA |
4 |
Godinë 4,8,10 kate me 2 kate parkim |
Nr.263, datë 16.06.2003 |
Rr”Islam Alla” |
“HALILI” |
5 |
2, 4 dhe 6 kat me 1 kat parkim nëntokë |
Nr.62, dt.11.02.2005 |
Rr. “F. Bardhi” |
“ANA” |
6 |
Objekt 6 kate |
Nr. 14, dt. 21.04.2001 |
Rr. “5 Maji” |
“LISECI” |
“U bëjmë thirrje publike këtyre subjekteve të paraqiten pa asnjë vonesë të mëtejshme pranë Zyrës Vendore te Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë dhe të bëjnë hipotekimin e këtyre objekteve, me një sipërfaqe totale prej 48000m2, ku përfshihen edhe 371 apartamente banimi. Ne u kërkojmë këtyre subjekteve, të përmbushin përgjegjësitë që kanë përballë mbi 1800 qytetarë të Tiranës”, theksohet ne njoftimin e Bashkise.
“Bashkia e Tiranës është e vendosur që qytetarët e kryeqytetit, të mos mbeten peng i papërgjegjshmërisë së disa subjekteve ndërtuese. Që nga dita e sotme, të gjithë subjektet e mësipërme, pronarët e tyre dhe çdo kompani tjetër e regjistruar në emër të tyre, do të futet në listën e zezë të Bashkisë së Tiranës dhe do të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me të, deri në përfundim të këtij procesi sipas ligjit.”, perfundon deklarata e Bashkise
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.