Bashkia Tiranë me Plan për Barazinë  Gjinore: Deri në 2020 synohet nxitja e aksesit të barabartë në jetën publike dhe ekonomike

05/06/2018 4:00 PM 0 komente

Bashkia Tiranë ka hartuar Planin e  Veprimit për Barazinë  Gjinore 2018-2020, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Ky plan mbulon  një tërësi fushash në të cilat parashikohen  veprime që ndihmojnë në  respektimin e të drejtës  themelore  të barazisë  ndërmjet  grave  dhe burrave,  vajzave dhe  djemve;    trajtimin  e çështjeve   të  pabarazive   dhe  diskriminimit;   veprime  për  eliminimin   e steriotipeve  gjinorë;  pjesëmarrjen   e balancuar  te grave dhe burrave  në vendim-marrjen  politike  e publike, aksesin  ne  shërbime  të  ndryshme  të hartuara   sipas  nevojave  të  veçanta  të  grave  dhe burrave,  vajzave  dhe  djemve,   si dhe  ofrimin  e këtyre  shërbimeve  me  cilësi  e ne respektim  te parimeve   të barazisë;   integrimin   e  këndvështrimit    gjinor  ne  te  gjitha  planet  dhe  fushat  për zhvillimin e  qëndrueshëm;  planifikimin  e mbështetur  ne burimet e duhura, etj.

 

Bashkia  Tiranë,  në mbështetje  të kuadrit  ligjor ndërkombëtar  e kombëtar,  si dhe te prioriteteve   kombëtare   dhe  vendore,   pohon në relacionin e këtij projektvendimi se ka  bërë përpjekjet   e  saj  ndër  vite  për  ndërtimin   e  një shoqërie të mundësive të barabarta,  duke  ndërmarrë   një  sërë hapash  konkrete  në këtë  drejtim.

 

 

 

Fuqizimi    mekanizmit   vendor   për  barazinë   gjinore  me  ngritjen   e  Komisionit për  Barazinë

 

Për zbatimin e këtij Plani  Veprimi,  do të angazhohen  të gjitha strukturat  e aparatit  të Bashkisë Tiranë,  e  cila në veprimtarinë  e saj trajton  çështje  të interesit për arritjen  e barazisë  gjinore, e përcaktuar nga ky plan veprimi.

Në relacion tregohet se efektet financiare  të PVBGJ,  nga buxheti  i Bashkisë  Tiranë,  do të reflektohen  në aktivitetet  që do të zhvillohen   nga  drejtoritë  përkatëse,   sipas  zërave  të  planifikuar  në  buxhetin   afatmesë

m, miratuar  me Vendim  të Këshillit  Bashkiak  nr. 132 date 21.12.2017.

Në  Planin vendor Veprimi për Barazinë Gjinore 2018 – 2020 propozohen të tjera  masa   e  veprime  që synojnë adresimin  e  mëtejshëm të çështjeve te pabarazive dhe diskriminimit, të cilat janë të bashkangjitur në dy fotot e mëposhtme.

Të gjitha këto masa dhe veprime  mbështeten  në nenet përkatëse te Kartës Evropiane  për Barazi, pa lenë mënjanë edhe detyrimet  qe rrjedhin nga zbatimi i  Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore  2016 –  2020 dhe  Planit të saj të Veprimit.

Veprimet për Barazinë Gjinore 2018 – 2020 janë formuluar  duke u  bazuar në të gjithë  punën paraprake të bërë nga Bashkia për vlerësimin  e situatës, identifikimin    e   nevojave  dhe  përcaktimin  e prioriteteve,   proces  ky  që është marrë  gjatë viteve 2016-2017 në kuadër të punës për hartimin e disa planeve te tjera të rëndësishme  për  bashkinë, të  tilla  si  draft  Plani Social 2016-2020, draft  Plani Vendor  i Përfshirjes Sociale 2016-2020,  Plani Vendor i  Veprimit  për të Rinjtë 2018-2020,  etj.  Në disa raste, veprimet   dhe   masat  e   parashikuara  si   pjesë  e   këtyre  strategjive/planeve  të përgatitura  janë paraqitur  edhe si  pjese e  matricës  së këtij  Plani Veprimi  për  Barazinë Gjinore 2018 –  2020, me qëllimin e vetëm për të treguar natyrën e ndërthurur  të çështjeve të barazisë gjinore.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of