“Komisioni po punon intensivisht për krijimin e një bashkimi bankar. Në fillim të shtatorit ne do të bëjmë një propozim për një mekanizëm supervizimi të bashkuar,” tha Barroso pas bisedimeve me kryeministrin grek Antonis Samaras. “Ky do të bazohet tek BQE përsa i përket zonës së euros.”
Barroso tha gjithashtu se ishte i bindur që Greqia do të vazhdojë në eurozonë dhe do të marrë mbështetjen e komisionit evropian për sa kohë do të vazhdojë rrugën e reformave.
“Do të bëjmë çfarëdo të jetë e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë financiare të zonës së euros,” tha ai.