Të ardhurat që grumbulluan bashkitë në të gjithë vendin arritën në 10 1 miliardë lekë në fund të vitit 2014 me një rritje 7.4 5 në krahasim me vitin 2013.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në mbi 47 për qind e totalit zunë të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, e cila arkëtoi gjatë vitit që shkoi 4.8 miliardë lekë, ose rreth 40 milionë dollarë. Por megjithëse me një diferencë të lartë te të ardhurave nga bashkitë e tjera, ajo e Tiranës në një krahasim rajonal llogaritet si kryeqyteti me buxhetin me të vogël.
Pas Tiranës për nga kapaciteti grumbullues i të ardhurave vjen Durrësi. Bashkia e qytetit bregdetar realizoi të ardhura në vlerën e 853 milionë lekëve më 2013, ose rreth 8 për qind te të ardhurave që bashkitë kanë realizuar në total.
Më pas të ardhurat më të larta janë realizuar nga bashkia e Elbasanit me 676 milionë lekë, bashkia e Vlorës me 649 milionë lekë, Bashkia e Korçës me 486 milionë lekë, e Fierit me 406 milionë lekë dhe e Shkodrës me 312 milionë lekë.
Bashkia që grumbullon më pak të ardhura është ajo e Hasit që për vitin 2014 mblodhi vetëm 8 milionë lekë, më pas e Tepelenës vetëm me 14 milionë lekë, e Malsisë së Madhe me 15 milionë lekë dhe e Mallakastrës dhe Delvinës me nga 17 milionë lekë secila.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.