Bayern München ka arritur një rekord të ri financiar për sezonin 2016/17, ku të ardhurat arritën shifrën prej 640,458 milionë eurosh.
Fitimi bruto u rrit me 22,2% në 66,2 milionë euro, ndërsa fitimi neto u rrit me 18,6% në 39,9 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.
Jan-Christian Dreesen, drejtues ekonomik në klubin e Bayern München, shpjegoi: “Progresi ynë i munguar, përveç humbjes në çerekfinalen e Champions League përballë Real Madridit, si dhe mosarritjes në finalen e Kupës së Gjermanisë na ka kushtuar 25 milionë euro.
Megjithatë, ne kemi arritur ta mbyllim vitin në fitim dhe të mbetemi financiarisht një ndër klubet më të mirë në Europë. E rëndësishme është që fitimet tona janë rritur. Në këtë pikë kemi parë përmirësim dyshifror në të gjithë treguesit më të rëndësishëm”.
Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i Bayern München, i sheh rezultatet pozitive financiare si “një shembull tjetër i mirë i forcës së politikave tona financiare dhe ekonomike”. Rummenigge e ka drejtuar grupin FC Bayern München AG që nga krijimi i tij, 15 vjet më parë.
“Fitimet tona të para prej 162,7 milionë eurosh tashmë janë katërfishuar dhe numri i anëtarëve është rritur në 290.000”, – vijoi Rummenigge.
Pavarësisht zhvillimit të shpejt të merkatos së futbollist në nivel ekonomik, me marrëveshje biznesi qindra miliona euro, presidenti përsëriti synimet e Bayern-it: “Dëshirojmë të jemi kampionë në Gjermani dhe duam të konkurrojmë për trofeun e Champions League”.
Për sezonin 2017/18, Bayern ka “shpenzuar 100 milionë euro për blerjen e lojtarëve të rinj, një shifër e lartë krahasuar me perspektivën tonë. Kemi një strategji dhe filozofi të qartë që vijojmë ta zbatojmë”.
Rummenigge përsëriti se kompleksi i sapondërtuar për të rinjtë i Bayern “do të sjellë shumë talente të reja, por gjithsesi duhet të vazhdojmë të gjejmë dhe firmosim me lojtarët e duhur në merkato”.