Banka Qendrore e Kosovës njofton se ka siguruar bashkëpunimin për projektet që zhvillojnë sektorin financiar dhe ekonomik të vendit nga Banka Botërore (BB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Kjo u tha pas takimit të guvernatorit të BQK-së, Ahmet Ismaili me përfaqësuesit e BB-së dhe FMN-së.
“Massimiliano Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi. Çështjet e bashkëpunimit dhe asistencës teknike të diskutuara pritet të finalizohen në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së që do të mbahen në muajin tetor të këtij viti, ku do të marrë pjesë edhe delegacioni i BQK-së”.
Po ashtu, shefi i ri i Zyrës Regjionale të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Sosa ka premtuar se ky institucion do të vazhdoj ta mbështes vendin tonë.
“Sosa ka siguruar nga ana e FMN-së vazhdimin e mbështetjes në realizimin e projekteve të planifikuara”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.