BB mbështet me 300 mln dollarë NVM-të në Turqi, rrezikojnë të mbyllen nga pandemia

22/12/2020 11:34 AM 0 komente

Banka Botërore do të vë në dispozicion 300 milionë dollarë për të ndihmuar në shmangien e mbylljes së ndërmarrjeve të vogla të mesme në Turqi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Fondi i ri do të mbështesë njerëzit dhe ndërmarrjet duke siguruar financim mbështetës të rimbursueshëm për kompanitë prodhuese dhe kompanitë e tjera të reja inovative që përqendrohen në prodhim, kërkim shkencor dhe zhvillim, dhe programimin kompjuterik.

“Në përputhje me këtë kornizë, Banka Botërore është e kënaqur të kontribuojë në mbështetjen e ndërmarrjeve dhe në mbrojtjen e vendeve të rrezikuara të punës në Turqi”, tha Auguste Kouame, drejtori i Bankës Botërore për Turqinë.

Stefka Slavova, një ekonomiste kryesore në Bankën Botërore, vuri në dukje se financimi do të shkojë për NVM-të në Turqi, të cilat janë burimi kryesor i punësimit për familjet e varfra dhe që përbëjnë më shumë se 40% të punësimit në sektorin e prodhimit.

“Këto NVM janë ndikuar veçanërisht negativisht gjatë krizës së vazhdueshme shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 dhe kanë nevojë për mbështetje për t’i bërë ballë krizës”.

Projekti do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ndërmarrjeve në pronësi të grave, tha banka./Anadolu Agency

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of