Ekonomia shqiptare do rritet me 7.2% këtë vit, pas tkurrjes me 4% vitin e kaluar, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore.
Në vitet në vijim, rritja do të ngadalësohet ne 3.8% në 2022 dhe 3.7% në 2023.
Në raport me parashikimin e qershorit, pritshmëria për ecurinë ekonomike ketë vit është përmirësuar me 2.8 pikë përqindje.
Pandemia goditi rëndë ekonominë e Shqipërisë. PBB -ja ra me 4 për qind teksa qeveria rriti borxhin publik për të zbutur rënien ekonomike përmes rritjes së shpenzimeve.
Aktiviteti ekonomik është rikthyer në vitin 2021 dhe PBB-ja parashikohet të rritet me 7.2 për qind, i nxitur nga sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i rindërtimit të pasojave të tërmetit.
Banka Botërore referon se, sidoqoftë, perspektivat ekonomike mbeten të pasigurta pasi rastet ditore kanë filluar të rriten përsëri. Deri në gusht 2021, shkalla e vaksinimit ishte rreth vetëm 20 për qind. Nëse rivendosen, masat e reja të kontrollit ato do të ushtrojnë presion mbi aktivitetin ekonomik dhe punësim, veçanërisht në shërbime dhe prodhim.
Qeveria plotësoi me sukses nevojat e saj për financim duke emetuar Eurobondin në 2020 dhe planifikon ta përsërisë edhe këtë vit, duke ushtruar presion për rritjen e mëtejshme të borxhit publik.
Qeveria pezulloi përkohësisht rregullin fiskal që nuk lejonte që borxhi publik të vinte në rritje në raport me PBB. Megjithatë shanset mbeten të ulta që vendi të përballet me një valë të re pandemie
Në mungesë të konsolidimit fiskal, rreziqet e rifinancimit mund të lindin nëse kërkesa e tregut financiar përmbyset dhe normat e interesit rriten.
Kushtet strukturore për një rritje të qëndrueshme ekonomike u vlerësuan të dobëta. Edhe pse rritja ekonomike ishte mesatarisht 3,3 % në vit gjatë 2015-2019, produktiviteti ka mbetur në vend dhe ekonomia dominohet nga ndërmarrje të vogla dhe mesme.
Logjistika e varfër dhe integrimi i dobët në treg dekurajojnë investimet private. Përveç kësaj, grumbullimi i dobët i të ardhurave publike me vetëm 26.3 për qind të PBB -së pengon investimet shumë të nevojshme në infrastrukturën publike dhe kapitalin njerëzor.
Ekonomia shqiptare ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në vitin 2021. Besimi i konsumatorëve, kërkesa e jashtme, dhe stimuli fiskal mbështeti rritjen. Ndërtimi udhëhoqi rritjen e PBB -së në tremujorin e 2021 dhe pritet të mbetet fortë, falë rindërtimeve të reja dhe projekteve infrastrukturore.
Kërkesa dhe kushtet e favorshme hidrologjike kanë rritur prodhimin e energjinë dhe eksporteve. Ndërkohë, presioni i inflacionit po rritet. Çmimet e ushqimit dhe naftës e ushtruan presion mbi inflacionin mesatar duke e çuar në 1.8 për qind në tremujorin e dytë, nga 0.9 për qind në tremujorin e parë. Ndërsa inflacioni bazë mbetet i qëndrueshëm në 1.4%, presioni në rritje mund të intensifikohet me zgjerimin e kërkesës dhe stimulit monetar dhe fiskal.
Tregu i punës nuk është rikuperuar ende. Pjesëmarrja e forcën e punës në tremujorin e dytë2021 vazhdon të jetë nën nivelin e së njëjtës periudhë të 2019. Ka ende një deficit prej rreth 35 mijë vende pune relative deri në krahasim me 2019.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.