Bashkimi Europian ka aprovuar një hua prej 793 milionë euro për Greqinë, për të mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që janë goditur rëndë nga pandemia.
E drejta për të përfituar është e hapur për të gjitha NMV-të në të gjithë sektorët e ekonomisë (përveç sektorit financiar), të cilët janë të prekur drejtpërdrejtë nga pandemia e koronavirusit.
Kompanitë që plotësojnë kërkesat do të marrin mbështetje për të rritur likuiditetin e tyre për një periudhë prej tetë muajsh./Ekathimerini
Greqia hapi sezonin turistik më 14 maj. Industria e turizmit përbën një të pestën e së gjithë ekonomisë greke duke i siguruar punë një në pesë grekëve.
Për këtë arsye, këtë vit, qeveria synon të rimëkëmbet nga rënia e ardhjeve të turistëve e regjistruar sezonin e kaluar, e para e periudhës së pandemisë.