Numri i infeksioneve të Covid-19 është përsëri në nivelet e marsit, kur virusi preku kontinentin, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në Bashkimin Europian.
“Virusi nuk ka fjetur gjatë verës. Ai nuk bëri pushime,” tha drejtuesja e agjencisë Andrea Ammon.
Ammon tha se gjatë kësaj jave të dhënat treguan se në të gjithë Europën kishte 46 raste për 100 mijë banorë.
“Ne jemi pothuajse përsëri në nivelin e shifrave që kemi parë në mars. Infeksionet në mars filluan të rriteshin në mënyrë të vazhdueshme në rreth 40 për 100 mijë persona në fund të muajit, sipas të dhënave të ECDC, dhe u rritën në rreth 70 raste për 100 mijë banorë deri në fund të prillit”.
Rritja aktuale e rasteve ishte pjesërisht edhe për shkak të shtimit të testimeve.
Rastet e reja tani përfshijnë kryesisht moshat e reja, por rihapja e shkollave nuk paraqet domosdoshmërisht rrezik, tha ajo./BBC