Bonuset e bankierëve nëpër Evropë nuk to të jenë më të larta sesa pagat e tyre,
duke iu nënshtruar disa kufizimeve strikte të kërkuara nga juristët si përgjigje ndaj pakënaqësive të vazhdueshme të publikut për shkak të pagave të sektorit financiar.
Parlamentarët e Bashkimit Europian po përcaktojnë kufij të rinj ndaj bonuseve, që do të përfshihen në rregulloren e re të kapitalit bankar të bllokut evropian,
si shenjë e ashpërsimit të qëndrimit të Brukselit ndaj pagave të bankierëve.
Kjo lëvizje që vjen si rezultat i një studimi nga rregullatori bankar pan-europian,
nxjerr në pah diferenca të mëdha në përmasat e bonuseve në rajon si dhe në zbatimin e rregullores ekzistuese të Bashkimit Europian mbi pagat,
e cila përcakton kufirin maksimal të bonuseve në para, në 25 për qind të totalit.
Sondazhi i Autoritetit Bankar arriti në përfundimin se raporti mesatar i bonuseve mbi pagat nëpër rajon ishte 122 për qind për pozicionet ekzekutive dhe 139 për qind për të tjerë pozicione në sektorin bankar dhe bursë.
Por njëri nga vendet raportonte një raport mesatar prej 313 për qind për bankierët e niveleve të tjera ndërsa 429 % për ekzekutivët dhe 940% për stafin e niveleve të tjera në njërin prej institucioneve të tjerë.
Parlamentarët evropianë kanë përgatitur një duzinë rregullash për shpërblimet financiare për t’i integruar ato në legjislacionin e ri që do të vërë në zbatim rregulloren ndërkombëtare Basel III për kapitalin bankar.