BE miraton përgatitjen e studimit të fizibilitetit për tubacionin e gazit Bosnjë – Kroaci

10/08/2019 10:01 PM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit ka miratuar vendimin për përgatitjen e një studimi fizibiliteti mbi projektin jugor të Tubacionit të Gazit Bosnjë-Kroaci, deklaroi furnizuesi boshnjak i gazit BH-Gas.

Projekti do të ndihmojë Bosnjën të diversifikojë burimet e furnizimit me gaz dhe të shpëtojë nga varësia e saj aktuale ndaj gazit rus, të cilin ajo e merr nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë, tha BH-Gas në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se shpreson se ndërtimi i tubacionit të ri që do të lidhë Bosnjën me rrjetin e gazit të Kroacisë të përfundojë në 2023/2024.

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit ka miratuar vendimin për t’i dhënë konsorciumit Mott MacDonald të drejtat e përgatitjes së studimit të fizibilitetit dhe dokumentet e tenderit në përputhje me rregullat e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tha BH-Gas.

Përgatitja e dokumentacionit, me vlerë rreth 1 milion euro (1.12 milionë dollarë amerikanë) pritet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2020. Ndërkohë, BH-Gas do të fillojë një procedurë për sigurimin e një leje urbanistike për zhvillimin e këtij projekti. BH-Gas, i mbështetur nga qeveria e Federatës së Bosnjës, do të punojë në mënyrë intensive me BERZH-in për sigurimin e financimit të kredisë për këtë projekt.

Rruga e planifikuar, në të cilin do të shtrihet ky tubacion, fillon nga Zagvozd në jug të Kroacisë deri në Posusje dhe Travnik në Bosnjë, me një degëzim në Mostar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of