BE ofron 232 milionë euro në luftën kundër Koronavirusit

24/02/2020 1:10 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Komisioni Europian miratoi këtë të hënë një paketë të re ndihme, në vlerën 232 milionë euro për të rritur gatishmërinë globale dhe për parandalimin e koronavirusit, Covid-19.

Nga kjo shumë, 114 milionë euro do të mbështesin Organizatën Botërore të Shendetësisë (OBSH).

Kjo ka për qëllim të forcojë gatishmërinë për punën e urgjencës publike dhe reagimin në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore dhe rezistencë të kufizuar. Një pjesë e këtij financimi i nënshtrohet marrëveshjes së autoriteteve buxhetore të BE-së.

Një total prej 15 milionë eurosh është planifikuar të ndahet në Afrikë, përfshirë Institutin Pasteur Dakar, Senegal për të mbështetur masa të tilla si diagnoza e shpejtë dhe mbikëqyrja epidemiologjike.

Një shumë prej 100 milionë eurosh, nga të cilat deri në 90 milionë euro do të jenë për Partneritet Publik-Privat me industrinë farmaceutike dhe 10 milionë për hulumtime në epidemiologji, diagnostikim, terapi dhe menaxhim klinik në kontroll dhe parandalim.

Tre milionë euro janë ndarë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE për fluturimet e riatdhesimit të qytetarëve të BE-së nga Wuhan, Kinë.

Pas zhvillimeve në Itali, Komisioni Europian po rrit mbështetjen e tij për shtetet anëtare në kontekstin e punës së vazhdueshme për përgatitjen, kontingjencën dhe planifikimin e reagimit, tha Komisioni.

“Duke pasur parasysh situatën në zhvillim e sipër, ne jemi të gatshëm të rrisim ndihmën tonë. Në këtë drejtim, një mision i përbashkët ekspertësh nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit do të nisen për në Itali këtë javë për të mbështetur autoritetet italiane”, deklaroi Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit./Euronews

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of