Udhëheqësit e Bashkimit Evropian planifikojnë të theksojnë rëndësinë e luftës kundër ndryshimeve klimatike kur tè takohen javën e ardhshme, ndonëse sugjerohet të lëvizin drejt zhdukjes së emetimeve të karburanteve fosile.
Kryetarët e qeverive do të zotohen “të ndërtojnë një të ardhme më miqësore ndaj klimës, neutrale, jeshile dhe gjithëpërfshirëse” në samitin e Brukselit në 21 qershor dhe 22 qershor. Është mbledhja e tyre e parë e rregullt që nga zgjedhjet e Parlamentit Europian muajin e kaluar që solli një rritje në mbështetje për partitë ambientaliste.
“Meqë efektet e ndryshimeve klimatike bëhen më të dukshme dhe më të përhapura, ne duhet të nxisim urgjentisht veprimin tonë për të menaxhuar këtë kërcënim ekzistencial”, sipas një drafti të deklaratës që liderët planifikojnë të nënshkruajnë në takim.
“BE mund dhe duhet të udhëheqë rrugën, duke u angazhuar në një transformim të thellë të ekonomisë dhe shoqërisë së vet, për të arritur neutralitetin e klimës. Kjo do të duhet të zhvillohet në një mënyrë që merr parasysh rrethanat kombëtare dhe është shoqërisht e drejtë “.
Drafti nuk do të përfshijë një mandat të ri politik të nevojshëm për krahun rregullator të BE-së për të filluar hartimin e legjislacionit mbi qëllimet e reja ose shtrëngimin e atyre ekzistuese. Ndërsa qeveria e Britanisë këtë javë premtoi ligje për zbatimin e emetimeve zero deri në vitin 2050, ky qëllim i shtyrë nga Komisioni Evropian, ka pasur reagime të ndryshme mes qeverive të BE.
/ BLOOMBERG NEWS