BE shton katër vende të tjera në “listën e kuqe”

29/09/2020 3:30 PM 0 komente

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe në hartën e koronavirusit, që do të thotë se ato shtete kanë kaluar pragun e 120 infeksioneve për 100 mijë banorë në dy javët e fundit.

Hollanda, Islanda, Danimarka dhe Hungaria u shtuan në listë këtë të Martë.

Hollanda ka regjistruar 2,921 raste të reja në 24 orët e fundit. Vendi prezantoi një seri masash shtesë për të luftuar një valë të dytë, duke përfshirë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në 10:00 të mbrëmjes.

Islanda raportoi mbi 80 të infektuar gjatë fundjavës sipas ECDC, por duke pasur parasysh popullsinë e vogël të vendit edhe rritja më e vogël e rasteve mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shkallën e infeksionit.

Danimarka ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja në katër muaj.

Në “listën e kuqe”, me më shumë se 120 raste për 100 mijë banorë futen gjithashtu:

  • Spanja (320)
  • Republika Çeke (267)
  • Franca (235)
  • Luksemburgu (189)
  • Belgjika (171)
  • Hollanda (171)
  • Islanda (128)
  • Danimarka (128)
  • Hungaria (127)./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of