Bashkimi Europian parashikon të rialokojë 373 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike e sociale për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat janë prekur nga koronavirusi.
Eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi shkruan në llogarinë e tij në Twitter se BE do të ndajë 38 milionë euro ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë.
“I shkrova Kryeministrave të partnerëve tanë #Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #Koronavirus. Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Varhelyi.
I wrote to Prime Ministers of our #WesternBalkans partners to confirm we stand by the region in fight against #CoronavirusOubreak. We are allocating €38m for immediate support to health sectors & foreseeing over €373 m reallocation for social&economic recovery. 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇪🇲🇰🇷🇸
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 25, 2020
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.