Bécherel, qyteza franceze që rikrijoi vetveten falë librave

12/11/2019 3:24 PM 0 komente

Rrugët me kalldrëm dhe çatitë me majë. Dyert shumëngjyrëshe dhe tavolinat përgjatë trotuareve. Shtëpitë me tulla, lulet në ballkone dhe majat e çative që ndjekin njëra-tjetrën në horizont.

Bécherel do të ishte një qytezë tipike mesjetare, me një atmosferë magjepsëse, nëse nuk do të bëhej e njohur për titullin “Petite cité de caractère” dhënë nga Bretanja.

Nëse në të kaluarën, qyteza ka qenë një fortesë ushtarake, sot Bécherel mund të quhet me plot gojën kryeqyteti francez i librit… Në ç’kuptim? Lexoni më poshtë…

Librat

Bécherel është një komunë e vogël, por e çmuar në Bretanja, në departamentin Ille-et-Vilaine. Megjithëse është shumë e vizituar nga turistët, në mënyrë të veçantë nga ata që në vend të kaosit të qyteteve të mëdha pëlqejnë qytezat e vogla, në këtë vend jetojnë rreth 800 banorë.
Por çfarë është ajo gjë, që përtej rrugëve të ngushta, të cilat duket sikur i përkasin një kohe të largët, e bën këtë vend një bijouGuinnes World Record?

Césarine

Thjesht fakti që në Bécherel ka 13 librari. Kjo do të thotë që ka një librari për çdo rreth 60 banorë. E bukura është që ato as i bëjnë konkurrencë njëra-tjetrës, pasi secila është e specializuar në një fushë të caktuar.

Les Perséides

Césarine, për shembull, është libraria për fëmijë – në raftet e saj, fëmijët do të gjejnë gjithë përrallat, tregimet dhe fabulat që mund të dëshirojnë. Les Perséides është libraria me volume që lidhen me historinë e kolonializmit, ndërsa në L’Autre Sommeil mund të gjeni libra të rrallë dhe me vlerë. Pak hapa larg kishës së vendit, është Boulavogue, në raftet e së cilës do të gjeni manualet e fundit të psikologjisë dhe librat kult të letërsisë ruse.

L’Autre Sommeil

Historia

Në këtë pikë do të ishte e arsyeshme të pyesnim se si një vend kaq i vogël ka kaq shumë librari. Për ta kuptuar këtë gjë, duhet të shkojmë pas në histori, në vitet ’80, një dekadë që i vuri në provë të vështirë banorët e Bécherel. Nëse deri atëherë, ata jetonin kryesisht nëpërmjet ekonomisë së tekstilit, kriza që kaloi në atë kohë sektori, detyroi shumë njerëz të merreshin me diçka tjetër.
Pikërisht në atë moment, librarët e Veriut të Francës vendosën të mbështesin banorët vendas, duke filluar të shesin librat e tyre, si të rinj, e të përdorur, përgjatë rrugëve të këtij vendi të Bretanjës, atraksioni turistik i vetëm i të cilit, deri atëherë, kish qenë kështjella madhështore Caradeuc. Nisma pati sukses të menjëhershëm.

Në harkun e pak muajve, Bécherel u shndërrua në kryeqytetin francez të librit dhe ekonomia rilulëzoi. Aktivitetet tregtare u rihapën – ata u shndërruan në laboratorë të kaligrafëve dhe libralidhësve, bare letrare dhe tipografi të vogla.

Lajmi i vendit të vogël mesjetar, që si një feniks ishte ringjallur nga hiri i vet, duke u mbështetur tek gjëja më e çmuar në botë, librat dhe kultura, bëri xhiron në botë. Dhe, siç mund të hamendësohet, turistët nisën të vijnë nga çdo cep i botës në këtë qytezë të Francës së Veriut.

Becherel, la cite du livre remplies de librairies pres de la porte Saint-Michel.

Panairet

Sot, në vend organizohen shumë panaire. Ndër më të njohurit është ai që zhvillohet gjatë Pashkëve, një Festival i vërtetë i Librit, gjatë të cilit mund të gjeni volume të rrallë dhe të çmuar.

I njohur është edhe festivali i tetorit, i njohur si Fureur de lire. Ju nuk duhet ta humbni kurrsesi në pranverë, festivalin kushtuar poezisë dhe gjuhëve klasike.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of