BEI: Asnjë financim për TAP n.q.s nuk përmbush standardet mjedisore

12/02/2019 11:00 AM 0 komente

Çdo financim nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) mbetet e kushtëzuar me ndërtimin dhe funksionimin e TAP-it në përputhje të plotë me Standardet Mjedisore dhe Sociale. Deklarata është bërë nga vetë banka, e cila gjithashtu thekson se se projekti mbështetet fuqimisht nga BE dhe ka marrë statusin e PCI (Projekti me Interes të Përbashkët).

“Financimi i projektit pritet të sigurohet nga aksionerët e TAP dhe një konsorcium i madh institucionesh bankare. Bordi i Drejtorëve të EIB miratoi 1.5 miliardë euro për projektin TAP më 6 shkurt 2018. Çdo financim i BEI mbetet me kusht që TAP të ndërtohet dhe të operohet në përputhje me standardet mjedisore dhe sociale të BEI, siç përcaktohet në Databazën e të Dhënave mjedisore dhe Sociale të publikuar në faqen e internetit të Bankës “, tha Banka.

Nënshkrimi i kredisë së BEI ende nuk ka ndodhur, sipas bankës.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po konsideron shpërndarjen e kredisë prej 500 milionë euro për projektin TAP. Përveç BERZH, Banka Europiane e Investimeve (BEI) do të diskutojë gjithashtu shpërndarjen e kredisë prej 1.5 miliardë euro për TAP në shkurt të këtij viti.

Në mars të vitit 2018, komponenti tjetër i Korridorit Jugor të Gazit, i cili është tubacioni Trans-Anatolian i Gazit Natyror TANAP, që shkon nga kufiri turk me Gjeorgjinë deri në kufirin turk me Greqinë, mori miratimin për 1.1 miliardë dollarë të financimit afatgjatë të BEI.
TAP me vlerë 4.5 miliard euro është pjesë e Korridorit t
ë Gazit Jugor, i cili është një nga projektet prioritare të energjisë për Bashkimin Evropian. Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE.

Tubacioni do të lidhet me tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, të drejtuar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në jug të Italisë.

TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (nga ku: Greqia 550 kilometra, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of