Huadhënia e Bankës Europiane të Investimeve në Kroaci arriti në 342.5 milionë euro nëpërmjet gjashtë operacioneve të nënshkruara në vitin 2020 në mbështetje të NVM-ve të vendit. Mbi 70% e kësaj shume, ose 245.5 milionë euro, u sigurua përmes bashkëpunimit me Bankën Kroate për Rindërtim dhe Zhvillim (HBOR), duke zhbllokuar burime të reja financimi për NVM-të.
97 milionë euro të mbetura u vunë në dispozicion për kompanitë lokale përmes bankave tregtare kroate. Këto aktivitete i çuan investimet totale të BEI-t në Kroaci në 7.06 miliardë euro (që nga fillimi i operacioneve në vend), me 4.97 miliardë euro të investuara vetëm në dekadën e fundit. EIF, burimi i ri financues për kompanitë kroate, vazhdon të mbështesë modernizimin e tregut financiar vendas.
Kompanitë kroate, firmat start-up dhe NVM-të do të përfitojnë nga fondet e reja të kapitalit sipërmarrës të lançuara përmes bashkëpunimit të EIF me HBOR. Një prej këtyre fondeve, Fondi i Rritjes së Lirë, filloi operacionet në vitin 2020. Fondi është një nga tre fondet e kapitalit privat të mbështetur nga një investim i përbashkët prej 70 milionë eurosh nga EIF dhe Banka Kroate për Rindërtim dhe Zhvillim (HBOR) që pritet të mundësojë deri në 205 milionë euro për zhvillimin dhe rritjen e NVM-ve.
Investimi i përbashkët do të menaxhohet nga EIF nën garancitë e Fondit Europian për Investime Strategjike (EFSI). Investimi buron nga Programi Kroat i Rritjes dhe Investimit (CROGIP), nisur në vitin 2019 nga EIF dhe HBOR.
EFSI tërheq rreth 1 miliard euro në ekonominë kroate
Gjatë gjashtë vitet e fundit, EFSI – një nismë e përbashkët e Komisionit Europian dhe BEI-t, e nisur për të kapërcyer boshllëqet e investimeve në Bashkimin Europian, përkrahu rreth 1200 NVM në Kroaci, duke mbështetur rreth 16 500 vende pune dhe duke mobilizuar 771 milionë euro në investime në ekonominë kroate, sipas metodologjisë së BEI-t.
Shërbimet këshilluese të BEI ndihmojnë për të tërhequr 654 milionë euro në Kroaci. Shërbimet këshilluese të BEI vazhduan të sigurojnë këshilla teknike dhe financiare për partnerët publikë dhe privatë në vend, për të krijuar dhe për të zbatuar projekte të qëndrueshme investimesh dhe për të tërhequr investime të reja në Kroaci. Këshillëdhënësi i BEI-t mbështeti 15 projekte në vitin 2020 me kosto totale investimi prej 652 milionë eurosh.
Katër projekte – rinovimi i mjeteve hekurudhore, menaxhimi i mbetjeve të ngurta, një projekt i ujërave të zeza dhe një projekt E-school) mbështetur nga një prej shërbimeve këshilluese të BEI-së, JASPERS, morën miratimet nga KE në vitin 2020, me vlerë totale 407 milionë euro.
Mbështetje për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kroacisë nga COVID-19
Në vitin 2020, në përgjigje të pandemisë COVID-19, BEI shpërndau rreth 180 milionë euro në Kroaci, për të ndihmuar në zbutjen e efekteve të pandemisë në ekonominë lokale. Grupi BEI po punon me partnerë në Kroaci në rivendosjen dhe zgjatjen e huave ekzistuese të NVM-ve për të mbështetur kompanitë më të goditura.
Në partneritet me institucionet financiare kroate, janë duke u konsideruar operacione të reja për të zhbllokuar burime të reja financimi për NVM-të që operojnë në sektorë kryesorë të ekonomisë kroate.
Grupi BEI investoi më shumë se 530 mln € në Kroaci në 2020
Grupi i Bankës Europiane të Investimeve (Grupi BEI) siguroi 530 milionë euro në kredi, kapital dhe garanci për klientët në Kroaci në vitin 2020. Të dy pjesët e Grupit BEI, Banka Europiane e Investimeve (BEI) dhe Fondi Europian i Investimeve (FEI), investuan përkatësisht 342.5 milionë euro dhe 187.9 milionë euro, duke e bërë vitin 2020 një vit rekord për FEI në Kroaci.
FEI kontribuoi në ekonominë lokale me 187.9 milionë euro, duke e bërë vitin 2020 një vit rekord për FEI në Kroaci. Fondi investoi 96 milionë euro përmes operacioneve të kapitalit, 90.6 milionë euro në garanci dhe 1.3 milionë euro në financa përfshirëse.
Nënkryetari i BEI-së, Dario Scannapieco, i cili është përgjegjës për operacionet në Kroaci, tha: “Grupi BEI iu përgjigj krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe siguroi mbështetje financiare jetike për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) kroate për të mbrojtur vendet e punës dhe për të furnizuar ekonominë e Kroacisë. Së bashku me partnerët tanë, ne kemi zhbllokuar burime të reja financimi dhe kemi ndihmuar në zhvillimin e fondeve të para të kapitalit sipërmarrës në Kroaci.
Këto aktivitete kanë modernizuar tregjet financiare kroate dhe forcuar aftësinë e institucioneve financiare lokale për të nxitur rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik. BEI pret që të punojë me qeverinë kroate dhe sektorin publik dhe privat për të zhbllokuar mundësitë investuese shumëmiliardëshe që burojnë nga një rimëkëmbje nga Covid-19 në të gjithë BE-në, duke ndjekur nismat klimatike dhe programet e qëndrueshme të ekonomisë. Ne duhet të sigurojmë që Kroacia të përfitojë nga këto operacione sa më shumë që të jetë e mundur, për të rimarrë veten dhe për të vazhduar zhvillimin e saj të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror”.
Zdravko Marić, zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave në qeverinë e Republikës së Kroacisë, tha: “2020 ishte një vit shumë sfidues për ekonominë, dhe qeveria së bashku me BE-në dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, reagoi mjaft shpejt. Grupi i BEI-t dha një kontribut të rëndësishëm në përgjigjen ndaj pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19 në Kroaci.
Duke siguruar mbështetje për NVM-të përmes ndërmjetësve financiarë vendas, BEI ndihmoi në adresimin e nevojave të menjëhershme të likuiditetit në një situatë të jashtëzakonshme. Përveç mbështetjes emergjente, projektet e investimeve u mbështetën në mënyrë që të ishin në gjendje të vazhdonin. Ndërsa mbeten paqartësi për periudhën në vazhdim, ne jemi të lumtur që Grupi BEI po ndihmon rimëkëmbjen, si dhe po adreson nevojat për investime afatgjata. Në këtë drejtim, Banka e BE-së ka një rol të rëndësishëm për sfidat e ardhshme në Kroaci”.