Gjatë vizitës në Luksemburg, ministri i Financave, Avdullah Hoti, është pritur sot në takim nga zëvendëspresidenti i Bankës Europiane për Investime (EIB) Dario Scannapieco.
Me këtë rast, është diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Europiane për Investime, si dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe më tutje.
Gjatë këtij takimi me theks të veçantë u diskutua rreth Portfolios që ka Kosova me Bankën Europiane për Investime, ku me këtë rast Hoti kërkoi mbështetjen edhe më tej të Bankës Europiane për Investime, me theks të veçantë për projektet që janë në kuadër të Klauzolës për Investime që përfshijnë projektet në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, në sektorin e shëndetësisë, në sektorin e ujërave, si dhe në sektorin e ngrohjes qendrore. /Telegrafi/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.