Belgjika e ka vendosur Shqipërinë në zonën e kuqe, domethënë me risk të lartë infektimi Covid-19.
Sipas njoftimit të aeroportit të Tiranës lejohen të udhëtojnë vetëm personat që janë rezident dhe pasagjerët Shqiptarë që kanë arsye esenciale hyrjeje në Belgjikë.
Dokumentin esencial të udhëtimit mund ta merrni duke kontaktuar me Konsullaten ose Ambasadën më të afërt të Belgjikës.
Personat që marrin dokumentin esencial të udhëtimit duhet që:
- Të jenë të pajisur me Certifikatën e Vaksinës ose Testin PCR.
- Të testohen përsëri në ditën e 7.
- Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
- Të plotësojnë formularin PLF pa të cilin nuk udhëtoni dot.
Disa ditë më parë edhe Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta.
BE heq 6 vende nga lista e udhëtimeve të sigurta, mes tyre Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.