Belle Air, miratohet 22 mln lekë si shpërndarje e parë e fondeve për kreditorët

11/12/2019 12:00 PM 0 komente

Kompania “Belle Air”, e cila në vitin 2013 do të shpallte falimentin, është rikthyer edhe një herë në vëmendje, pas plot 6 viteve. Kësaj here, Gjykata e Tiranës bëri me dije se, është miratuar shpërndarja e parë e masës së falimentit. Shuma, e përcaktuar në total si 22 milion lekë, konsiderohet si masë e parë e fondeve të kreditorëve të kompanisë, që sipas njoftimit të Gjykatës, aktivet e disponueshme për shpërndarjen e kreditorëve.

Sipas njoftimit, ky vendim u mor nga miratimi i shpërndarjes së fondeve të mbledhuara nga shitja e pasurive të luajtshme në pronësi të shoqërisë “Belle Air”shpk. Ndërsa ende nuk është miratuar shpërblimi i administratorit të Falimentimit dhe Komitetit të Kreditorëve për Shoqërine “Belle Air” sh.p.k. shoqëri në falimentim.

Gjykata njofton se pas një mbledhje tjetër në mes të këtij muaji, do të miratohet shpërndarja e dytë e masës së falimentit, për të përmbushur kështu epopenë e zvarritjes së kësaj ccështjeje në gjykatë.

 

Detyrimet e “Belle Air”

Rasti i “Belle Air” ishte një nga më atipikët në Shqipëri kur kompania, edhe pse në vështirësi financiare lejoi rezervimet deri në mars të vitit pasardhës, duke bërë që mbi 52 mijë individë të përfshiheshin në vorbull.

Lista e borxheve të kompanisë përfshinte Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, por edhe disa banka. Në pretendimet që do të ngrinte në Gjykatë në vitin 2013, avokati i kompanisë do të deklaronte se borxhi ndaj të tretëve ishte rreth 52 milionë euro, kurse vlera e aseteve të kompanisë pak më shumë se 60 milionë euro.

Gjithsesi, për këto të fundit, u kërkua një vlerësim nga ekspert kontabël. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe ankandeve për të shitur asetet e kompanisë, flota e vogël e avionëve dhe pasuri të tjera kanë mbetur pezull për mungesë interesi.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of