Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi t’i japë Çmimin Nobel për Kiminë 2021 Benjamin List dhe David W.C. MacMillan “për zhvillimin e organokatalizës asimetrike”.
Ndërtimi i molekulave është një art i vështirë. Benjamin List dhe David MacMillan shpërblehen me Çmimin Nobel për Kiminë 2021 për zhvillimin e një instrumenti të ri të saktë për ndërtimin molekular – organokatalizën. Ky ka pasur ndikim të madh në kërkimin farmaceutik dhe e ka bërë kiminë më të gjelbër.
Katalizatorët janë instrumente të rëndësishëm për kimistët, por kërkuesit prej kohësh kanë besuar se, në parim, janë vetëm dy lloje katalizatorësh në dispozicion – metalet dhe enzimat.
Benjamin List dhe David MacMillan fituan Çmimin Nobel për Kiminë 2021 pasi në vitin 2000, zhvilluan të pavarur nga njëri – tjetri, një lloj të tretë katalizatori. Quhet organokatalizë asimetrike, që mbështetet në molekula të vogla organike.
Organokataliza është zhvilluar me një shpejtësi befasuese që nga viti 2000. Benjamin List dhe David MacMillan mbeten udhëheqës në fushë dhe kanë treguar se katalizatorët organikë mund të përdoren për shumë reaksione kimike. Duke përdorur këto reaksione, kërkuesit mund të ndërtojnë në mënyrë më efikase çdo gjë, nga medikamente të reja tek molekula që mund të kapin dritën në qelizat diellore. Në këtë mënyrë, organokatalizat po sjellin përfitimin më të madh për njerëzimin.
Organokatalizat kanë pasur ndikim të madh në kërkimin farmaceutik dhe e kanë bërë kiminë më të gjelbër – shpjegon Akademia Mbretërore e Shkencave në Suedi. Shumë fusha kërkimi dhe industri varen nga aftësia e kimistëve për të ndërtuar molekula që të jenë në gjendje të formojnë materiale elastike dhe të qëndrueshme, të ruajnë energjinë në bateri apo të pengojnë përparimin e sëmundjeve. Kjo punë kërkon katalizatorë, të cilat janë substanca që kontrollojnë dhe përshpejtojnë reaksionet kimike, duke mos u bërë pjesë e produktit final – sjell ndër mend Akademia.
Katalizatorët në makina, për shembull, transformojnë substancat toksike në gazrat e shkarkimit në molekula të padëmshme. Trupat tanë gjithashtu përmbajnë mijëra katalizatorë në formën e enzimave, të cilat krijojnë molekulat e nevojshme për jetën.
Për këtë arsye, katalizatorët janë instrumente të rëndësishme për kimistët, të cilët prej kohësh kanë besuar se në parim ekzistonin vetëm dy lloje katalizatorësh: metalet dhe enzimat.
Zgjerimi i shpejtë në përdorimin e katalizatorëve organikë ka ndodhur kryesisht për shkak të aftësisë së tyre për të nxitur katalizën asimetrike. Kur molekulat ndërtohen, shpesh lindin situata në të cilat mund të formohen dy molekula të ndryshme, të cilat – ashtu si duart tona – janë imazhi pasqyrë e tjetrës. Organokataliza është zhvilluar me një shpejtësi të madhe që nga viti 2000.
Benjamin List dhe David MacMillan treguan se katalizatorët organikë mund të përdoren për të nxitur një mori reaksionesh kimike. – thotë në fund Akademia.
Benjamin List, 53 vjeç, ka lindur në Frankfurt, Gjermani, ku u diplomua në vitin 1997. Aktualisht drejton Max Plank Institute, i specializuar për kërkimin mbi katalizën.
David W.C. MacMillan, në të njëjtën moshë, 53 vjeç, lindi në vitin 1968 në Britaninë e Madhe, Bellshish. Ai ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u diplomua në vitin 1966 në Universitetin e Kalifornisë dhe aktualisht jep mësim në Universitetin e Princeton.