Modeli numër tetë GLB i serisë kompakte të Mercedesit është më off-road dhe me më shumë hapësirë se të gjithë të tjerët. Madhësia XL dhe tre radhë sediljesh dhe me një dizajn shumë personal
Ishte një periudhë jo shumë e largët në kohë kur Mercedes ishte në modë si një ndjenjë e detyrueshme familjare, si tipi i Audi-t në vitet e para 2000. Pasi u përcaktua gjuha, modulet u përsëritën, shumë të ngjashme me veten e tyre, në modele të ndryshme. Nga momenti i lançimit të modelit të parë e deri te ky aktuali Classe E(2016), veçanërisht ka qarkulluar në internet një montazh për tre sedanët e serisë: modeli mesatar që faktikisht është motra e vogël e Classe C dhe flamuri Classe S.
Të gjitha me një formulë të njëjtë me dy brinjë në linjë që shkojnë deri në pjesën mbrapa, ku bien në sy vetëm përmasat e ndryshme. Nuk është keq që të rregullosh aspektet stilistike dhe më pas ti respektosh ato me rigorozitet. Falë edhe këtyre zgjedhjeve estetike, Mercedes ka rifituar titullin si marka premium e para në botë. Edhe Audi ka jetuar vite të arta kur makinat e tij ishin shumë të njëjta mes tyre, sipas kritikëve.
Duke gjykuar nga ato që kemi parë nga gjenerata e dytë e familjes kompakte ku e para është Classe A, orientimi i skuadrës së dizajnuesve të drejtuar nga Gorden Wagener ka ndryshuar në një mënyrë radikale. Dhe GLB e fundit është prova më elokuente, ku zgjidhjet qëndrojnë padyshim Mercedes, por mënyrë se si qëndrojnë bashkë, është e gjitha e re.
Ky formulim me një kënd thuajse të drejtë për sa i përket vendosjes së pjesës përpara dhe kofanos, nuk ishte parë asnjëherë më parë në modelet e tjera të serisë. Si linja e një rripi që qëndron drejt horizontal, paralel me rrugën, mendoni për një moment për triumfin e parabolave dhe hiperbolave që kanë dizajnin e CLA Shooting Brake dhe do të keni përpara syve tuaj të gjithë gjerësinë ekspresive të fjalorit të ri që është në përdorim në Shtutgart.
TRE CENTIMETRA NGA GLC
GLB ka kërkuar të nënvijëzojë me të gjitha instrumentet që kishte në dispozicion rolin e “Mercedesit që nuk ishte”. Dhe ia ka arritur qëllimit jo vetëm me stilin, por edhe duke kombinuar virtyte që nuk është e nevojshme të shkojnë paralelisht: cilësi jashtë rruge dhe shkathtësi në kabinë. Nga ky këndvështrim, ky model i parë i Mercedes me shtatë ndenjëse ka një sekret: nuk është aq kompakt. GLB është e gjatë 4,63 metra dhe kërcënon nga afër motrën e vet më të madhe GLC që ndalet në 4,66 (por, në serinë tjetër do të fitojë të paktën 10 centimetra për të rivendosur distancat) dhe ka një hap 2,83 metra, vetëm katër centimetra më pak se GLC.
Janë vlera superiore, ku projektuesit kanë fituar një bagazh 560 litra në një konfigurim me pesë vende, por që mund të shkojë në 1.755 duke palosur sediljet. Cilësitë jashtë rruge? Ato përmirësohen nga mënyra e re e drejtimit Offroad Dynamic që parashikon një shpërndarje të çiftit rrotullues ad hoc (50:50) mes dy akseve, shumë e dallueshme nga të tjerat (Eco/Comfort, 80:20 dhe Sport, 70:30). Për të riafirmuar vokacionin, ka ndihmë për marshet në dishezë dhe një logjikë të pashembullt të funksionimit Multibeam Led për të ndriçuar në shtigjet e paarritshme.
GJENE TË PËRBASHKËTA
Duke pasur parasysh specifikat e Suv, është e vërtet që lidhjet me pjesën tjetër të familjes Mfa II nuk janë të papërfillshme. Përveç platformës modulare me motor transversal, GLB ka gjithashtu me modelet e tjera kompakte një motor tubobenzinë 1.3 i zhvilluar me RenaultNissan (163 kuaj fuqi, traksion përpara, kambio me dopio freksion, shtatë marshe dhe çaktivizim të dy cilindrave në ngarkesa të pjesshme). Është gjithashtu me motor 2.0 (224 kuaj fuqi, traksion integral, dopio freksion dhe tetë marshe). Pjesë e familjes është edhe 2.0 turbodiesel, e kombinuar me dopio freksion, me tetë marshe që gjendet në variantet 150 ose 190 kuaj fuqi. E para ka traksion përpara ose integral, ndërsa e dyta vetëm me katër rrota aktive.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.