Beqaj: Mos privatizimi i PTK-së nuk do të pengojë ndërtimin e autostradën me Shkupin

06/01/2014 10:31 AM 0 komente

Mosprivatizimi i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), nuk do të rrezikojë projektet e parashikuara për vitin 2014. Ministri i Financave (MF), Besim Beqaj, ka thënë se nuk rrezikohet as fillimi i punimeve për ndërtimin e autostradës që lidhë Prishtinën me Shkupin. Ministri i Financave, Besim Beqaj në profilin tij në Facebook ka shkruar se mos privatizimi i PTK-së nuk rrezikon projektet kapitale, të cilat janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti. “Dua të rikonfirmoj se mosprivatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës nuk do të ndikojë në planet e Qeverisë së Kosovës për investimet kapitale, të cilat i kemi paraparë dhe që janë në projeksionet buxhetore të vitit 2014, pra mosprivatizimi i PTK-së nuk krijon kurrfarë problemi për fillimin e punimeve në autostradën e re në drejtim të Shkupit”, ka shkruar ministri Beqaj. Ndryshe, kontrata për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së është dashur të nënshkruhet deri më 30 dhjetorë 2013, me konsorciumin Axos që kishte ofruar 277 milionë euro, por një gjë e tillë kishte dështuar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of